Shkencat e Natyrës shtyjnë afatin e pagesës deri në 16 mars

Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës ka shtyrë afatin e pagesës së tarifës së shkollimit për studentët e ciklit të parë të studimit, por edhe për studentët e masterit

Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës ka shtyrë afatin e pagesës së tarifës së shkollimit për studentët e ciklit të parë të studimit, por edhe për studentët e masterit. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Fakultetit të Shkencave të Natyrës http://www.fshn.edu.al/ .

Sipas njoftimit të këtij fakulteti, studentët do të kenë mundësi që ta shlyejnë tarifën e shkollimit për studimet bachelor dhe për pagesën e këstit të parë për studimet master deri në datën 16 mars.

Studentët nuk do të pengohen të futen në sezonin e provimeve në shkurt nëse nuk kanë kryer pagesën, por lajmërohen se ata që nuk do kryejnë pagesën brenda 16 marsit, nuk do të marrin asnjë shërbim nga administrata.

“Tërheqja e faturës së tarifës së shkollimit për Ciklin e Parë të Studimit, sistemi me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme, për vitin akademik 2015-2016, do të kryhet nga faqja web www.fshn.edu.al dhe pagesa të bëhet nga data 5 janar 2016 – 16 mars 2016.

Tërheqja e faturës së tarifës së shkollimit për Ciklin e Dytë të Studimit, për vitin akademik 2015-2016, do të kryhet nga faqja web www. fshn. edu.al. dhe pagesa të bëhet me dy këste si më poshtë: kësti i parë nga data 5 janar 2016 – 16 mars 2016, kësti i dytë nga data 9 maj 2016 – 20 maj 2016”, njofton studentët Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Sa i përket tarifës së shkollimit për studentët që ndjekin studimet master, të cilët e kanë kaluar kohëzgjatjen normale të studimeve, paguajnë me kredite dhe për ata afati i fundit i pagesës është data 16 mars 2016.

“Studenti, në momentin kur kryen pagesën duhet t’i japë punonjësit të bankës të dhënat e tij: emrin dhe mbiemrin; programin e studimit dhe vitin e studimit. Studenti, pasi kryen pagesën, duhet të dorëzojë një kopje të mandatit të saj te zyra e informacionit. Në sesionin e provimeve të dimrit (shkurt 2016) studentët nuk pengohen të futen në provime. Me përfundimin e këtij sesioni, studentëve që nuk kanë kryer pagesën nuk do t’u ofrohet asnjë shërbim nga administrata”, sqarohet në njoftimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

( Për më shumë informacione klikoni në: http://www.fshn.edu.al/ )

2,614 Lexime
8 vjet më parë