Takimi

Shërbimi psiko-social, ministrja Kushi: Dyfishimi i punonjësve fuqizon përballimin e sfidave në arsim

"Dyfishimi i numrit të punonjësve të shërbimit psiko-social është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtejshëm dhe përballimin e sfidave të shkollave", kështu ka deklaruar në një takim me punonjës të shërbimit psiko-social ministrja Kushi.

Punonjës të shërbimit psiko-social janë takuar me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ku kanë bashkëbiseduar në lidhje me shqetësimet, sfidat dhe përgjegjësitë e shtuara në këtë kohë pandemie.


 “Dyfishimi këtë vit shkollor i numrit të punonjësve të shërbimit psiko-social është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtejshëm dhe përballimin e sfidave të shkollave, mësuesve, nxënësve dhe komunitetit të prindërve”- shprehet Kushi. 


Në këtë takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit, punonjës të ndryshëm të shërbimit psiko-social kanë shprehur problematika dhe sugjerime që kanë të bëjnë me përditshmërinë e tyre. Ministrja Kushi shprehet se pandemia ia ka rritur përgjegjësitë dhe ka shtuar dinamikën e punës së tyre.


“Në këtë aspekt, ofrova gjithë gatishmërinë time maksimale për të bashkërenduar përpjekjet tona të përbashkëta në adresimin e çështjeve që kanë në fokus mirëqenien e komunitetit shkollor”- shkruan Kushi në statusin e saj në rrjetin social.


Përgatiti për publikim N.Allkja.Biçaku 

Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,215 Lexime
4 vjet më parë