Seria "Një familje e paparë"

"Sfidë! Një javë pa ekrane!"

Të gjithë pjesëtarët e kësaj familjeje, ashtu si çdonjërin prej nesh, na bën “të paparë” mënyra se si mendojmë dhe si e zgjidhim problemet që ndeshim në jetën tonë të përditshme. Kjo seri për fëmijë mbi 8 vjeç, trajton problematika aktuale të fëmijëve.

Shkolla e Lolës vendos të bëjë një sfidë: një javë pa ekrane! Dhe sfida vlen për të gjithë familjen. Një javë pa telefon, pa kompjuter, pa tablet, pa televizor... pa asnjë ekran. Oh, jo, kështu fëmijëve iu duket sikur e gjithë jeta ndalon. Prandaj ata duhet ta organizojnë ditën ndryshe: të bëjnë shëtitje, veprimtari të ndryshme, të lexojnë, të luajnë me kushërinjtë dhe shokët, të gatuajnë me prindërit etj. Por në këtë sfidë të madhe, ata që rrinë të menduar edhe mund të gënjejnë...


Librin mund ta porosisni online duke klikuar këtu


(Portali Shkollor)

2,628 Lexime
6 vjet më parë