“Sfida e përkujtimit dhe arsimit për Holokaustin”
Në kuadër të takimit u bisedua për edukimin për Holokaustin, mundësitë e trajtimit të kësaj teme në kurrikulat e Kosovës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me “Yad Vashem”
Zëvendësministrja e MASHT, znj. Anila Statovci-Demaj, priti në takim një grup të përbërë nga znj.Chava Baruch, përfaqësuese e “Yad Vashem”, Qendra Botërore për Kujtimin e Holokaustit, nga Jerusalemi, Izraeli, z.Vincent Lungwitz, përfaqësues i organizatës gjermane “Forum ZFD” si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës -SHMHK.
Në kuadër të takimit u bisedua për edukimin për Holokaustin, mundësitë e trajtimit të kësaj teme në kurrikulat e Kosovës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me “Yad Vashem”. Gjatë takimit, znj. Statovci-Demaj, theksoi se popullsia me moshë tëre është kapitali kryesor që posedon vendi ynë dhe prandaj është e nevojshme që rininë kosovare ta arsimojmë në harmoni me kërkesat bashkëkohore dhe të tregut të punës.
Znj. Statovci–Demaj mori pjesë edhe në fillimin e punimeve të seminarit / punëtorisë dy ditore “Sfida e përkujtimit dhe arsimit për Holokaustin”, të organizuar nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës - SHMHK në bashkëpunim me Qendrën “YadVashem” dhe me përkrahjen e “Foumit ZFD” e të MASHT-it.
Ky është seminari i parë që mbahet në Kosovë lidhur me edukimin për Holokaustin. Në hapje të punimeve të këtij seminari, që po mbahet në ambientet e Ministrisë, mori pjesë edhe sekretarja e parë e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, znj. Henriette Kötter.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës