SBASHK-u rreth testimit të mësimdhënësve: Më mirë të inspektohen
Kohëve të fundit në Kosovë ka diskutime të shumta rreth çështjes se a duhet të testohen mësimdhënësit e punësuar apo jo. Vazhdimisht SBASHK-u është shprehur kundër kësaj ideje.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në një prononcim për portalin Shkollor Albas ka bërë të ditur se testimi me shkrim për punëtorët e arsimit është degradues.
Ai ka një ide se si do të ishte më mirë të veprohej për këtë rast: “Ata janë testuar, pyetur dhe kanë marrë diploma dhe dëshmi se janë të përgatitur për sistemin arsimor. Ide më e mirë do të ishte në qoftë se mësimdhënësve do t’u shkohej në orë me inspektorë profesionalë për t’i parë si po punojnë, arritjet por edhe të metat, sepse nuk ka orë ideale. Pastaj inspektori do të këshillonte mësimdhënësit duke i treguar se ku është i shkëlqyeshëm dhe ku ka nevojë të ndërrojë metodën e mësimdhënies. Po të ndodhte kjo, inspektori do të bënte raport dhe për secilin mësimdhënës do të caktonte nevojat e tij/saj për trajnime. Në këtë mënyrë nuk do t’i lodhnim mësimdhënësit me qindra trajnime.”
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Sugjerime për përmirësimin e udhëzimit mbi ndalimin e telefonave celularë në mjediset shkollore
OBSH: 98% e shkollave në Shqipëri tejkalojnë kufijtë e ndotjes PM 2.5, rrezik për fëmijët
Hartimi i projektit kurrikular