TË DHËNAT

Rreth 4,800 nxënës dhe 650 mësues të prekur nga tërmeti, nis puna për shkollat e përkohshme

Nga të dhënat e deri tanishme të Ministrisë së Arsimit, janë rreth 4,800 nxënës dhe 650 mësues të cilët janë prekur nga tërmeti. Në hotelet ku janë strehuar qytetarët, ka filluar puna mbi procesin e themelimit të shkollave të përkohshme.

Nga të dhënat e deri tanishme të Ministrisë së Arsimit, janë rreth 650 mësues të cilët janë prekur nga tërmeti, pra  kanë shtëpi të dëmtuar apo të pabanueshme, dhe rreth 4,800 nxënës janë në një situatë të ngjashme. Prej këtyre, 450 tashmë janë sistemuar tek të afërmit nëpër bashki të tjera dhe kanë filluar mësimin normalisht më datë 2 dhjetor. 


“Unë besoj që ky numër do të rritet edhe në ditët në vijim, ku nxënës që vijnë nga zonat më të prekura nga tërmeti do të sistemohen dhe do të fillojnë mësimin normalisht në shkollat pritëse”, është shprehur Ministrja e MASR, Besa Shahini gjatë një konference për shtyp. 


Ndërkohë nga MASR është bërë e ditur se, në hotelet ku janë strehuar qytetarët, ka filluar puna mbi procesin e themelimit të shkollave të përkohshme


“Mënyra se si do të funksionojë kjo është që, nëse kemi një grup hotelesh ku kemi një numër më të madh të qytetarëve të strehuar, në një nga ato që ofron kushtet më të mira, do të themelohet një shkollë e përkohshme. Puna ka filluar tani, por këto shkolla do të fillojnë të japin mësim me datë 9 dhjetor”, ka përfunduar Shahini. 



(Portali Shkollor)

1,552 Lexime
4 vjet më parë