Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kopshte dhe çerdhe nga 1 qershori
Draft-protokolli i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik përcakton rregulla strikte për sa i përket dorëzimit të fëmijëve si dha masave mbrojtëse për personelin e kopshteve dhe çerdheve me rihapjen e këtyre të fundit më datë 1 qershor.
Ashtu siç u njoftua, kopshtet dhe çerdhet pritet të hapen duke nisur nga 1 qershori. Pas më shumë se dy muajsh, fëmijët do t'i kthehen aktiviteteve të tyre ditore, duke zbatuar masat e reja të nevojshme, të vendosura për parandalimin e Covid-19.
Draft-protokolli i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, janë përcaktuar rregullat që duhet të ndiqen nga të gjitha palët, si nga ana e personelit ashtu edhe nga fëmijët/prindërit.
Disa prej masave të marra janë:
1. Fëmijët nuk do të lejohen të dorëzohen apo të merren nga çerdhja/kopështi nga gjyshërit, por vetëm nga prindërit.
2. Prindërit nuk do të futen në brendësi të institucionit, por do t'i lënë fëmijët tek edukatorja në derën e kopshtit.
3. Nuk do të lejohen në mënyrë kategorike fëmijët që do të kenë probleme shëndetësore. Të gjithë fëmijëve të vegjël do t'u matet temperatura të paktën 2 herë në ditë.
4. Personali duhet të jetë i pajisur me doreza/maska, përfshi këtu kuzhinierët.
5. Nuk do të ketë kufizime në numrin e fëmijëve, por do të përdoren të gjitha hapësirat e institucionit, për të siguruar distancën.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Hartimi i projektit kurrikular
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë