“Rrëfim i trilluar mrekullisht mbi një histori të vërtetë...”
Shkrimtarja, Melania G. Mazzuço, për ta shkruar ka kërkuar rrënjët e historisë së familjes së saj duke u bazuar në rrëfimet e të atit dhe të xhaxhait të verbër; ka gjetur dokumente dhe të dhëna në gazetat e kohës, në letër këmbimet private...
Nju-Jork, 1903: në qytetin e shanseve të mëdha, ku zbarkojnë dymbëdhjetë mijë të huaj çdo ditë, ku italianët shihen si kriminelë dhe të prapambetur, mbërrijnë prej fshatit Tufo të Minturnos, një provincë e Kazertës, Diamanti dhe Vita, dy fëmijë, dymbëdhjetë e nëntë vjeç. Ai i heshtur, krenar dhe trim. Ajo instiktive, xheloze dhe e aftë të zhvendosë objektet vetëm me shikim. Në një pension të mbrapshtë në Prince Street, në lagjen mjerane të italianëve në periferi të qytetit, i pret Anjeloja, babai i Vitës, bashkë me gruan me të cilën bashkëjeton, Lenën, si dhe Rokoja, Xheremia, Coca-Cola, e mbi të gjitha, Amerika. Mes urisë, peripecive, kërcënimeve të Dorës së Zezë e të një babai të dhunshëm, dy fëmijët të lidhur fort pas njëri-tjetrit nga një pasion i hershëm dhe i parakohshëm, zbulojnë së bashku vdekjen dhe alfabetin, ngasjet, seksin, dashurinë, tradhtinë dhe besnikërinë. Në dhjetë vjet, Diamanti, gjithnjë në pritje të një fati më të mirë, do të punojë si gazetashitës, mbledhës plehrash, çirak në një agjenci funeralesh, ujësjellës në hekurudha, mbajtës veglash në një shoqëri prodhimi filmash me kauboj; Vita do të sajojë lule artificiale, do të bëhet hajdute, rrugaçe, kuzhiniere, e dashura e një banditi, shitëse puthjesh, fjalësh e shtëpish të paqena – të dy fort të bindur se do të gjejnë lumturinë e njohur me ligj, si një e drejtë që u takon sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ëndrrat e tyre të brishta nuk është e thënë të realizohen, së paku, jo në Nju-Jork dhe jo për të dy së bashku.
Dyzet vjet më pas, më 1944, biri amerikan i Vitës shkon në Itali të luftojë në Frontin e Jugut me Ushtrinë Amerikane, pikërisht pranë lumit Guariliano të fshatit Tufo, dhe të kërkojë njeriun që mund të kishte qenë i ati i tij. Aventuresk e mahnitës si roman, por “Vita” nuk është vetëm roman. Dy fëmijët kanë ekzistuar vërtet, ashtu si dhe pensioni dhe personazhet e kësaj historie marramendëse. Shkrimtarja, Melania G. Mazzuço, për ta shkruar ka kërkuar rrënjët e historisë së familjes së saj duke u bazuar në rrëfimet e të atit dhe të xhaxhait të verbër; ka gjetur dokumente dhe të dhëna në gazetat e kohës, në letër këmbimet private, në arkivat e policisë së Bruklinit, në listat e udhëtarëve të anijeve, në dosjet e Shoqërive Amerikane të Hekurudhave.
Romani “Vita” i Melania G. Mazzucco u përkthye nga Mimoza Hysa dhe u botua nga Albas. Romanin e gjeni në të gjitha libraritë.
Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al
(Portali Shkollor)
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri