Rovena Dokollari: Politikat arsimore dhe qasja ndaj tregut të punës
Është e rëndësishme që shkollimi formal dhe ai alternativ të përshtaten me nevojat aktuale të tregut, në mënyrë që studentët e sotëm të përgatiten më mirë për punët e së nesërmes. Po ashtu të mos arrijmë në një kolaps arsimor ku degët po tkurren drejt mbylljes së tyre.
Ideja kryesore e politikave arsimore mbi arsimin dhe tregun e punës është që të diplomuarit të marrin një “çmim” arsimor, duke rezultuar në të ardhura më të larta. Ne shkojmë përtej kësaj dëshmie të vërtetuar mirë dhe ngremë çështjen e përfitimeve të tjera të mundshme të arsimit. Së pari ne pyesim nëse të diplomuarit më mirë gëzojnë më pak papunësi apo pjesëmarrje më të lartë në tregun e punës. Pyetja tjetër është sa të qëndrueshme janë përfitimet e arsimit dhe a mund të nënkuptojnë ato një kohëzgjatje të konsiderueshme më të gjatë të karrierës për personat me aftësi të larta? Dhe së fundi, a mund të ndikojnë rezultatet e tregut të punës në arritjet arsimore të të rinjve duke e bërë atë një marrëdhënie të dyanshme?
Pas përfundimit të studimeve (shkollës së lartë) hedhja sot në tregun e punës vë në pikëpyetje "shkollimin", kapitalin njerëzor që një individ fiton zakonisht. Duke e konkretizuar po marr si shembull studentin e sapodiplomuar dhe me një analizë të thjeshtë bëjmë balancën gjatë gjithë viteve të arsimimit dhe punës së tij. Është një qasje kjo që po parashtoj, në nivel mikro dhe nuk mbulon çështje të tilla si kontributi i arsimit në rritje apo përfitimet sociale të arsimit, por në fokus mbetemi në qasjen e sistemit arsimor, niveli i pagave, përfitimet e papunësisë, shkalla e papunësisë të cilat janë vendosur në mënyrë ekzogjene. Aftësia individuale është gjithashtu ekzogjene. Ndërkohë që qëllimet kryesore të arsimit janë: Të ekzaminojë, krahasojë dhe vlerësojë politikat arsimore, tendencat, reformat dhe programet në një perspektivë shumë më të gjerë. Të shpërndajë debatet e politikave dhe rezultatet e kërkimit te një audiencë të gjerë akademikësh, studiuesish, praktikuesish dhe studentë të shkencave të edukimit duke kontribuar në debatin e politikave në nivel kombëtar dhe jo vetëm.
Të kesh më shumë arsim, njohuri dhe aftësi rrit mundësinë për të gjetur punë, për të përmirësuar aftësitë gjatë punës (pra për të mbetur i punësuar) dhe për të realizuar fitime më të larta gjatë gjithë jetës. Perspektivat e punësimit varen kryesisht nga fakti nëse aftësitë e individëve plotësojnë kërkesat e tregut të punës. Normat e punësimit dhe të papunësisë mund të ofrojnë disa tregues nëse sistemet arsimore po prodhojnë ofertën e aftësive që i nevojiten tregut të punës. Normat e punësimit dhe të papunësisë janë të lidhura ngushtë, por njëra nuk mund të nxirret drejtpërdrejt nga tjetra për shkak të dallimeve në mënyrën e llogaritjes së tyre. Shkalla e punësimit është proporcioni i të punësuarve në raport me popullsinë në moshë pune.
Ajo që njerëzit dinë dhe çfarë mund të bëjnë me atë që dinë ka një ndikim të madh në rezultatet e tregut të punës. Një treg i shëndetshëm pune do të thithë një sërë aftësish në nivele të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme dhe do të minimizojë mospërputhjen e aftësive, gjë që ndodh kur niveli i aftësive të punëtorëve ose kualifikimet e tyre janë më të larta ose më të ulëta se sa kërkohet për punën e tyre.
Në një ekonomi globale gjithnjë e më të bazuar në njohuri, njerëzit me aftësi të nivelit të lartë janë në kërkesë më të madhe, ndërsa ata me aftësi të nivelit më të ulët kanë më shumë gjasa të jenë në rrezik të mbeten të papunë, veçanërisht gjatë periudhave të rënies ekonomike.
Prandaj, është e rëndësishme që shkollimi formal dhe ai alternativ të përshtaten me nevojat aktuale të tregut, në mënyrë që studentët e sotëm të përgatiten më mirë për punët e së nesërmes. Po ashtu të mos arrijmë në një kolaps arsimor ku degët po tkurren drejt mbylljes së tyre, pasi çdo i ri sot përpara se të bëjë zgjedhjen e tij, vë në pikëpyetje se a i ofron kjo degë që do studiojë, një treg pune të sigurt apo thjesht një karton diplome dhe më pas do i drejtohen rrugëve të emigrimit. Sa do vlejë gjithë ai shpenzim ekonomik, kohë fizike, përgatitje shpirtërore për të qenë ofrues ndaj tregut të punës?!
Situata sot është shumë kritike duke analizuar së pari se kemi shumë degë të cilat qasjen me tregun e punës e kanë shumë larg. Profesione të shumta po zbehen në raport me kërkesat e tregut. Prandaj udhëzimi për karrierë luan një rol të rëndësishëm duke informuar të rinjtë për mundësitë aktuale dhe ato në zhvillim dhe duke lehtësuar kështu përputhjen më të mirë midis ofertës dhe kërkesës.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Familja sot dhe roli i saj në shoqëri
Bukurie A Hajdarmataj: Letërsia dhe ndikimi i saj në formimin e karakterit të nxënësit