Botim i ri

Romani “Më fal” i Ida Hegazi Hoyer

Më fal është një histori dashurie që eksploron anët më të errëta të jetës së përditshme, në një realizëm ëndërrimtar dhe absurd, me një gjuhë që tërheq dhe befason lexuesin. Ai është është një roman intensiv për dashurinë, vetëmashtrimin dhe sekretet e rrezikshme.

Romani “Më fal” shpalos një histori dashurie mes një vajze dhe një djali, e cila në fillim duket e zakonshme dhe shumë romantike. Secila faqe e romanit befason jo vetëm lexuesin, por edhe vajzën e dashuruar në njeriun që, siç kuptohet nga ngjarjet që rrjedhin, nuk e ka njohur aspak. Mënyra se si përshkruhet rrjedha e ngjarjeve e mban lexuesin gjithë kohës në ankth. 


Edhe pse në roman flitet kryesisht për raportin mes një çifti, brenda tij trajtohen thellësisht shumë probleme shoqërore të rëndësishme, siç janë: raportet familjare, shëndeti mendor, lidhja e traumave të fëmijërisë me të ardhmen e njerëzve të rritur, pasojat e gjërave të pathëna në kohën e duhur etj. 



Secila nga këto çështjet e lartpërmendura ndihmon në ndërtimin e një rrëfimi prekës dhe që mbetet i ngulitur për një kohë të gjatë te lexuesi, i cili pa dyshim që pas leximit do të reflektojë për secilën prej tyre.



©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,717 Lexime
3 vjet më parë