Roli i mësuesit në nxitjen e një mendjeje krijuese
Përmes punës krijuese mësuesja edukon te nxënësit: vullnetin, fantazinë, këmbënguljen, punën e pavarur, krenarinë për punën, konkurencën, mendimin krijues dhe mendimin kritik.
Zhvillimi i forcës krijuese te fëmijës zhvillohet në një moshë të hershme. Gjatë punës së saj mësuese Valbona i kushton shumë kujdes nxënësve të cilët kanë aftësi krijuese. Për këtë ajo përdor metoda të ndryshme të mësimdhënies që bëjnë të mundur që nxënësi të shfaqë talentin e tij. Përmes punës krijuese mësuesja edukon te nxënësit: vullnetin, fantazinë, këmbënguljen, punën e pavarur, krenarinë për punën, konkurencën, mendimin krijues dhe mendimin kritik.
Rei Aliaj është një djalë i klasës së pestë, mjaft i përkushtuar. Talentin e të shkruarit mësuesja e tij ia stimulon herë pas here, ashtu si nkëtë letër, ku me sinqeritetin prej fëmije ai ka shprehur ndjenja të pastra.
Model i një letre personale shkruar nga nxënësi i klasës së pestë Rei Alijaj, Shkolla “Adem Haxhija”, Postribë.
Letёr personale
E dashur nёna ime e shtrenjtё, Fatime!
Mё ka marrё malli shumё pёr ty, pasi u bёnё dy muaj qё ndodhesh nё Itali.
Ёshtё hera e parё qё je larg meje dhe mё mungon shumё. Pёr mua je njeriu mё i shtrenjtё nё botё, pasi mё rrite, mё edukove, mё qёndrove pranё çdo moment kur kisha nevojё, sepse mami im ka qenӫ shumӫ e zӫnӫ me punӫ tӫrӫ kohӫn. Ke bёrё aq shumё pёr mua, sa kurrё nuk mundem ta shpёrblej.
Çdo ditё shkojmӫ te gjyshi Tafil pёr tё çuar vӫllain para se tё shkoj nё shkollӫ, por mungesa jote ёshtё shumё e madhe. Kthehemi pasdite pёr tё marrё Erdin dhe kudo ndihet mosprania jote, sidomos nё fytyrёn e gjyshit dhe tek unӫ, sepse jam mёsuar me ty, ngaqё mӫ ke rritur.
Je nёnё e madhe, ke lindur e rritur shtatӫ fёmijё, gjashtӫ vajza dhe njӫ djalё, por asnjёherё nuk u dorёzove pёrballё vёshtirёsive tё jetёs. Do doja tё bёhesha i fortё si ti, tё tё ngjaja ty nё çdo gjё. Mё mungojnё pёrqafimet, kёshillat dhe qortimet e tua, se ҫdo fjalё e jotja ёshtё e artё.
Ndoshta po tregohem pak egoist, qё tё dua vetёm pёr vete, por dhe tezet e mia nё Itali kanё tё drejtё tё tё kenё pranё, sepse dhe ato tё duan shumё sa unё. Uroj ta kalofsh mirё dhe tё kёnaqesh me vajzat, nipat e mbesat e tua!
Nёnё, tё lutem mos qёndro shumё, kthehu shpejt, se unӫ e vӫllai kemi shumё nevojё pёr ty, por mbi tё gjithё mami im! Ti je nёna mё e mirё nё botё dhe njeriu mё i pёrkryer qё ekziston! Tё dua shumё, shumё!
Me dashuri,
Rei
(Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Ese: Mjedisi dhe njeriu