Roli i drejtorëve në shkolla do të ndryshojë me ligj
“Çdo person duhet të ketë marrë certifikatën për përfundimin e shkollës, të ketë mbi 5 vjet përvojë pune, të mos ketë asnjë masë administrative dhe të mos jetë anëtar i një partie politike”
“Brenda këtij viti kalendarik ne presim që roli i drejtorit të shkollës të amendohet si profesion i rregulluar. Pas marrjes së certifikatës, çdo person do të paraqitet te AKP për të marrë licencën. Licenca do të jetë me afat 6-vjeçar me të drejtë rinovimi”, deklaron këshilltari i Ministrisë së Arsimit Pëllumb Karameta.
Për të qenë drejtor shkolle duhen përmbushur disa kritere, një prej të cilëve, sipas ligjit të ri të arsimit, është certifikimi nga shkolla e drejtorëve.
“Çdo person duhet të ketë marrë certifikatën për përfundimin e shkollës, të ketë mbi 5 vjet përvojë pune, të mos ketë asnjë masë administrative dhe të mos jetë anëtar i një partie politike”, thotë Karameta.
Por, sipas këshilltarit të MAS, drejtori apo nëndrejtori i shkollës do të trajnohet dhe do të vlerësohet për performancën në punë edhe gjatë këtyre 6 viteve. Ndërsa thekson se projekti pilot për certifikimin e drejtorëve do të shtrihet edhe në qytetet e tjera.
“Nga muaji korrik Ministria e Arsimit do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me fakultetet që do të marrin përsipër të zbatojnë këtë program”, thotë ai.
Nga pilotimi i këtij projekti, janë trajnuar dhe certifikuar, për herë të parë 216 drejtues shkollash, 120 prej të cilëve nga Tirana, ndërsa pjesa tjetër nga Elbasani dhe Durrësi.
Hartimi i projektit kurrikular
Datat e provimeve të lirimit 2021
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!