Rita Pierson, modeli i mësueses ideale
Mësuesit janë ndër aktorët me ndikues në jetën e një njeriu. Çdo fëmijë duhet të udhëhiqet nga një model, dhe detyra e një mësuesi është të nxjerrë më të mirën nga nxënësi i tij. Edukuesit kanë lindur për të krijuar diferencën.
Rita Pierson është modeli i mësueses që të gjithë do të donin të kishin. Një edukuese prej 40 vitesh, ajo përcjell humor, qetësi dhe thjeshtësi. Rita Pierson është marrë kryesisht me ata nxënës që vijnë nga një background i vështirë duke i qëndruar pranë duke i krijuar një ambient të ngrohtë dhe familjar.
“Unë kisha klasa shumë problematike, kisha klasa ku performanca ishte shumë e dobët, aq sa edhe qaja. Pyesja veten, si do arrij t’ia dal. Shqetësimi im më i madh është si do marr grupin, për nëntë muaj me rradhë, dhe t’i zhvendos nga ajo që ata janë, në atë që ata duan të jenë. Unë erdha me një ide….dhe thashë: Ju do të jeni njerëz më të mirë nga ç’jeni sot. Ju jeni të fortë dhe ju e meritoni edukimin që po merrni këtu. Duhet t’ia thoni aq shumë herë vetes, sa kjo gjë të bëhet pjesë juaja. Unë kam kaluar gjithë jetën time në arsim. Prindërit e mi kanë qenë mësues, po ashtu edhe gjyshërit e mi. Të njejtën gjë kam bërë edhe une në 40 vite. Unë e kam parë arsimin të zhvillohet në disa perspektiva. E kam parë të reformohet shumë herë. Disa herë këto reforma kanë rezultuar të suksesshme, disa herë jo dhe aq të mira. Varfëria, moskujdesi, negativiteti ndikojnë në ecurinë e një nxenësi në shkollë. Por, gjëja së cilës ne i kushtojmë me pak rëndësi është “Ndërveprimi njerëzor” (human connection). Asnjë mësim nuk mësohet nëse nuk ofrohet nga një person me të cilin ke marrëdhenie sinjifikuese, ndikuese. Çdonjëri nga ne ka qenë i ndikuar nga një mësues ose nga një njeri i rritur. Fëmijët nuk mësojnë nga njerëz të cilët nuk i pëlqejnë."
Nxënësit flasin për mësuese Pierson:
“Mësueja që ka ndryshuar jetën time ishte Rita Pierson. Ajo tregoi një besim shumë të madh tek unë dhe më fiksoi njohuri të cilat nuk kam për t’i harruar gjatë gjithë jetës."
"Rita Pierson është një mësuese e paharrueshme. Ishte ajo që më bindi për vlerën e librit, që do ta doja gjatë gjithë jetës sime. Më mësoi si të jem i disiplinuar dhe i vendosur në gjërat që dua."
"Mësuese Rita i këshillonte secilit nga një libër dhe kjo na bënte të ndiheshim të veçantë. Shkurtimisht, ajo më ndryshoi jetën."
"Mësuese Pierson më shpëtoi nga bullizmi. Unë nuk rash pre e tij. Më mori afër vetes, më këshilloi, më dha libra për të lexuar. Më bëri të mendoja për të ardhmen time, për kolegjin që unë doja të ndiqja, më frymëzoi çdo ditë e më shumë, më bëri ta doja edukimjin, arsimin. Evidentoi aftësitë e mia, aty ku unë mund të shkëlqeja më shumë. Falë saj unë gjeta veten. E ndjej veten me fat që kam pasur të bëj më një mësuese shumë inspiruese, që i dha krahë të ardhmes sime."
"Zëri potent dhe i ëmbël njëkohësisht, e qeshura e bukur, këshillat e vlefshme, motivimi i çdo dite, prakticiteti, dashuria për punën, vullneti për të na frymëzuar të jemi kta që jemi sot, më kanë mbetur në mendje nga mësuesja ime. Unë isha në një pikë të jetës, ku nuk kisha as një model pozitiv, dhe mësuese Rita ishte aty, e gatshme, për të më mësuar sakrificën, disiplinën, dhe vetërespektin."
"Mësuese Pierson më mësoi se “Pasioni” çelësi i suksesit. Unë kisha shumë talent në pikturë dhe mësuese Rita më ndihmoi të shisja disa nga pikturat e mkia. Nuk do ta harroj kurrë kur shita pikturën e parë. Ishte një nga ditët më të bukura të jetës simë, ku ndjeva vërtetë se vleja dhe kjo vetëm falë mësuese Ritës. Unë po arrija të fitoja përmes profesionit që e kisha pasion, dhe mësuese Rita Pierson më ndihmoi ta kuptoja sa bukur ëstë që pasionin ta kthesh në profesion. Asnjë ditë të jetës sime nuk e kam konsideruar punë, që nga dita kur mësuese Pierson më ndihmoi të shisja pikturën time të parë."
"Për familjen time ishte shumë e vështirë të më siguronte materialet shkollore. Gjendja ishte mjaft e vështirë dhe ata e kishin të pamundur. Ditët e para u ndjeja shumë keq, kur nuk kisha libra si të gjithë nxënësit e tjerë, dhe një ditë mesuese Pierson troket në shtëpinë time dhe në duar mbante një pako të madhe, në të cilën gjendeshin librat dhe mjetet shkollore. Ajo më dha forcë dhe dëshirën për të vazhduar përpara."
Mësuesit janë ndër aktorët me ndikues në jetën e një njeriu. Të mësuarit duhet të shkaktojë kënaqësi. Çdo fëmijë duhet të udhëhiqet nga një model, dhe detyra e një mësuesi është të nxjerrë më të mirën nga nxënësi i tij. Edukuesit kanë lindur për të krijuar diferencën.
(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Thuaji JO bullizmit!
Mesazhet më të bukura të nxënësve shqiptar për Ditën e Tokës në Portalin Shkollor