Rita Petro letër të hapur për prindërit
Ju na i shprehnit ato me mënyra të tjera, ndonëse unë dhe motra ime sot sillemi më hapur me fëmijët tanë. Por ajo pse e shkruaj këtë letër falenderimi hapur për ju, jam e bindur se do ta lexoni, pavarësisht në cilën pikë të hapësirës qiellore ndodheni.
Prindërit e mi të dashur, mbase na kanë munguar çastet për të ndarë bashkë fjalë dashurie dhe mirënjohjeje. Ju na i shprehnit ato me mënyra të tjera, ndonëse unë dhe motra ime sot sillemi më hapur me fëmijët tanë. Por ajo pse e shkruaj këtë letër falenderimi hapur për ju, jam e bindur se do ta lexoni, pavarësisht në cilën pikë të hapësirës qiellore ndodheni.
Jetuat në një kohë të vështirë kur vlerat njerëzore zor se ruheshin në kohën e diktaturës.
Ndaj...
Ju falenderoj hapur të dashur prindër
që na mësuat se dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetë, por jo kur shndërrohet në varësi; se familja është e shenjtë, por jo duke humbur vetveten; se rrethet miqësore janë të çmuara, por sfidat duhet t'i kapërcesh me shpatullat e tua; se liria është lumturi, por pa shkelur mbi njerëzit dhe ligjin; se ambicia profesionale është më e rëndësishme se ambicia në karrierë, se biblioteka në shtëpi duhet mbushur me libra të mirë dhe jo për luks; se ushqimin duhet ta shijosh në një pjatë servirur me art, e jo të mbushësh barkun, se duhet shijuar jeta me miqësi e verë të vërtetë.
Ju nuk ishit të përsosur, por ja që te Rruga e Kavajës ju quanin "çifti i lumtur", se përsosmëria juaj qëndronte te origjinaliteti juaj.
Ju kemi çdo ditë afër fare me vendbanimin tuaj të ri dhe me kujtimet që na vërtiten duam apo s'duam "nëpër këmbë". Hahaha e di që s'do t'ju mbetet hatri, prandaj jeni prindër të përsosur.
Me shumë dashuri
Ritushka juaj
* Vetëm se nuk dua t'ju takoj me padurim... ju duhet të prisni goxha kohë, dhe jam e bindur që do të jetë hera e parë që s'do grindeni pse u vonova.
Nga Rita Petro
(Portali Shkollor)
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Thuaji JO bullizmit!
Mesazhet më të bukura të nxënësve shqiptar për Ditën e Tokës në Portalin Shkollor