Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç për periudhën shtator-dhjetor në lëndën e gjuhës shqipe në klasën e 11. Të tjera detaje i gjeni në librin e mësuesit të përgatitur nga shtëpia botuese Albas.
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Nxënësi:
• shpreh para një publiku të caktuar çështjet kryesore të ngritura në një fjalim ose interpretim të dëgjuar për një temë të caktuar nga fusha të ndryshme, përmes, së paku, një forme të komunikimit (gjuhës, simboleve, shenjave, kodeve, performancës artistike) etj.;
• diskuton në grup, në mënyrë konstruktive, duke dhënë informacion e argumente dhe duke shtruar pyetje në diskutim për një temë të caktuar;
• përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës amtare dhe të gjuhës së huaj në një numër të caktuar të konteksteve, si: ese, email, letër formale dhe joformale etj.;
• lexon rrjedhshëm një tekst të përbërë prej disa paragrafësh dhe shprehet në forma të ndryshme të komunikimit për organizimin, qëllimin e leksikun e përdorur dhe argumenton mesazhin që mbart secili paragraf (teksti mund të jetë rrëfyes, përshkrues etj.);
• prezanton një temë të caktuar nga arti, nga shkenca, nga jeta e përditshme dhe, në mënyrë efektive, komunikon me audiencën, duke përdorur TIK-un dhe mediet e tjera të shkruara dhe elektronike;
• shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin e tij për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, profesioni, shoqëria, mjedisi, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë e me shkrim, të artit pamor, muzikor, skenik, krijimin letrar etj.;
• angazhohet dhe kontribuon në një diskutim me të tjerët për një temë të caktuar, si p.sh., për edukimin mediatik, duke paraqitur argumente të bazuara në fakte për rolin dhe ndikimin e televizionit, radios, shtypit dhe mjeteve të tjera të informacionit në shoqëri, në procesin e përgatitjes së të rinjve për jetë të pavarur dhe orientim në karrierë;
• përdor, në mënyrë efektive, programet e TIK-ut gjatë procesit të të nxënit (duke përfshirë edhe të nxënit në distancë) dhe gjatë kryerjes së detyrave në një fushë të caktuar mësimore.
Kompetenca e të menduarit
Nxënësi:
• analizon, në mënyrë të pavarur, informacionet e marra nga burimet e ndryshme për një temë ose detyrë të dhënë;
• vlerëson cilësinë e tyre dhe i radhit ato sipas rëndësisë dhe sipas qëllimit që kanë;
• hulumton, në mënyrë të pavarur, për një çështje të caktuar, duke përcaktuar fazat dhe procedurat e hulumtimit, paraqet dhe interpreton rezultatet e fituara në tabela dhe grafikë, duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit;
• identifikon burimet e informacioneve të nevojshme dhe i shfrytëzon ato në mënyrën e duhur për të zgjidhur një problem, duke dhënë shembuj konkretë.
Kompetenca e të nxënit
Nxënësi:
• demonstron shkathtësi të përdorimit të TIK-ut në situata të përditshme dhe në përmbushjen e kërkesave të ndryshme gjatë të nxënit (p.sh., për ndërtimin e tabelave, grafikëve apo diagrameve, për vizatimin e një plani të shtëpisë apo për përgatitjen e shkresave dhe prezantimeve etj.);
• diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore, tregon mënyrën e shfrytëzimit të përvojave paraprake për të zhvilluar njohuritë dhe shkathtësitë e reja në zgjidhjen e situatave dhe problemeve të tilla;
• shfrytëzon në mënyrën e duhur këshillat dhe informacionet e marra për përkrahje në zgjidhjen e një detyre apo problemi të caktuar, pastaj rezultatet i paraqet para të tjerëve
• përpunon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, informacionet për një temë të caktuar dhe rezultatet e punës i prezanton me shkrim ose me gojë para të tjerëve, duke dhënë shpjegime për mënyrën e zgjedhjes dhe të shfrytëzimit të burimeve të informacionit.
• paraqet një plan studimi (në formë skice, vizatimi, shkrimi etj.) për ndonjë çështje të caktuar (p.sh., vlerat kulturore të rajonit të
• vet, vlerat e edukimit në shoqëri etj.) duke respektuar të gjithë hapat e planit të studimit dhe e paraqet para të tjerëve;
• përzgjedh punimet kryesore të dosjes së vet për të shpjeguar para një audience të caktuar strategjitë që ka zbatuar për të ndjekur avancimin e vet dhe masat e që ka marrë për të përmirësuar përparimin në mënyrë të vazhdueshme;
• vlerëson në mënyrë kritike punën e vet duke iu referuar qëllimeve fillestare të punës, p.sh., në mënyrë të pavarur redakton një dorëshkrim të tij për përmirësimin e organizimit të shkrimit, qartësisë së mendimit etj.;
• menaxhon, në mënyrë produktive, burimet që i ka në dispozicion (kohën, njerëzit, mjetet e konkretizimit/ punës etj.) gjatë kryerjes së një aktiviteti ose detyre të caktuar në një fushë mësimore apo në situata të jetës së përditshme.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Nxënësi:
• paraqet, nëpërmjet njërës prej formave të shprehjes, kompetencat e nevojshme për të përballuar situata të ndryshme jetësore apo për zhvillimin e karrierës në një fushë të caktuar;
• merr iniciativa të suksesshme për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që nxisin bashkëpunimin e ndërmarrjeve me komunitetin, duke promovuar interesin e dyanshëm.
Kompetenca personale
Nxënësi:
• tregon shkathtësi në organizimin e lojërave me të tjerët, të garave sportive apo aktiviteteve kulturore, dhe menaxhon me sukses emocionet e veta në situata të ndryshme gjatë aktiviteteve dhe gjatë jetës së përditshme;
• prezanton, në forma të ndryshme shprehëse, mënyrën e zbatimit të planeve personale të jetës (p.sh., në shkollim, në karrierë, në sport, në shoqëri, në biznes etj.);
• vlerëson nivelin e arritjes së qëllimeve të synuara dhe ilustron shembuj të veçantë të planeve personale për të ardhmen.
Kompetenca qytetare
Nxënësi:
• prezanton, në forma të ndryshme, se si i ushtron të drejtat e veta në shkollë dhe në jetën e përditshme dhe si i njeh e i respekton të drejtat e të tjerëve, duke dhënë shembuj konkretë;
• paraqet, në forma të ndryshme të të shprehurit, vlerat kryesore të shumëllojshmërisë në shoqëri apo në mjedisin ku jeton, i diskuton ato me të tjerët, duke i krahasuar me shembuj nga jeta e përditshme që tregojnë tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve;
• merr pjesë në proceset demokratike të vendimmarrjes në nivele të ndryshme (në familje, shkollë, komunitet etj.),
• i diskuton me të tjerët përvojat personale dhe paraqet propozime të argumentuara se si të përmirësohet pjesëmarrja demokratike dhe vendimmarrja në shoqëri.
Kompetenca digjitale
Nxënësi:
• përdor, në mënyrë efektive, programet e TIK-ut për të komunikuar dhe për të bashkëpunuar me bashkëmoshatarët gjatë procesit të të nxënit, duke përfshirë edhe të nxënit në distancë;
• vlerëson cilësinë e informacionit të gjetur nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediesh;
• është aktiv dhe i pavarur në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit për gjetjen dhe përdorimin e metodologjive që lehtësojnë këtë proces.
(Albas)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!