
Realizohet cikli i parë i trajnimeve për drejtuesit e rrjetit profesional
Në mbështetje të thellimit të reformave në arsimin parauniversitar, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, realizuan ciklin e parë të trajnimit për drejtuesit e rrjetit profesional.
Në mbështetje të thellimit të reformave në arsimin parauniversitar, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, ASCAL në bashkëpunim me UNICEF dhe ASSA (Albanian Social Services Association) dhe DRAP LEZHË realizuan ciklin e parë të trajnimit për drejtuesit e rrjetit profesional. Këto rrjete synojnë ngritjen e një sistemi paralajmërimi në raste kur shkolla rrezikohet të braktiset. Kjo kërkon bashkëpunim nga të gjithë aktorët e shkollës, të cilët mund të adresojnë raste të tilla.
Në këtë trajnim morën pjesë drejtuesit e rrjetit për secilën ZVAP të Drejtorisë Rajonale Lezhë dhe më konkretisht nga ZVAP Has, Tropojë, Mireditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë-Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Kurbin dhe Shkodër. Drejtuesit e rrjetit, informacionet e marra do t'i ndajnë dhe diskutojnë me mësuesit që janë pjesë e rrjetit të tyre profesional.

(Portali Shkollor)
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Hapen dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT