PROVIMI I MATEMATIKËS 

Reagon Ministrja Kushi: "Rishikim i mënyrës së vlerësimit në rast se vështirësia e testit tejkalon parashikimet"

Ministrja e MASR Evis Kushi ka reaguar përmes rrjetit social duke dhënë mbështetjen ndaj maturantëve që kanë protestuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikës. Sipas saj do të bëhet rishikim i mënyrës së vlerësimit në rast se vështirësia e testit tejkalon parashikimet.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar përmes rrjetit social duke dhënë mbështetjen ndaj maturantëve që kanë protestuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikës.


Postimi i plotë: "Të dashur maturantë, siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!".


Por pasi ministrja e Arsimit, Ervis Kushi hapi një dritë jeshile për maturantët, të cilët protestojnë për testin e Matematikës se do gjejë një zgjidhje për nxënësit, vjen një reagim nga këta të fundit. 

Nga protesta e cila është transferuar para Qendrës së Shërbimeve Arsimore, maturantët theksuan se nuk kanë besim tek Ministria e Arsimit dhe deklarata e Kushit, nëse nuk shohin fakte.


“Na mashtruan, nuk kemi besim. Na thanë se nuk do të ketë pyetje nga programi që kemi bërë online. Janë mashtruesa. Pyetjet ishin më të vështira në këto vite”, tha një prej protestuesve.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,688 Lexime
3 vjet më parë