Reagon ministrja Kushi për rastin e dhunës ndaj mësueses: Jam e indinjuar, dhuna s’është zgjidhje!
Ministrja e MAS, Evis Kushi ka reaguar për rastin e dhunës ndaj një mësueseje, ushtruar nga e afërmja e një nxënëseje në një shkollë në Memaliaj. Kushi, është shprehur se është shumë e indinjuar dhe se dhuna nuk është zgjidhje në institucionet arsimore.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar në lidhje me rastin e dhunës ndaj mësuese në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj.
Ajo shprehet se është e indinjuar nga ky rast dhe se janë marrë masa të menjëhershme.
Në reagimin e saj, ministrja shprehet se nuk do të ketë tolerancë për asnjë rast dhune, as ndaj nxënësve dhe as ndaj mësuesve. Jam shumë e indinjuar nga rasti i dhunës së ushtruar mbi një mësuese në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj.
Reagimi i plotë
Pavarësisht arsyeve që kanë shkaktuar këtë ngjarje, dhuna nuk është asnjëherë mënyra e duhur për zgjidhjen e konflikteve. Në institucionet tona arsimore funksionojnë të gjitha strukturat e nevojshme për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave problematike.
Edhe pse është një rast i izoluar, për të cilin u morën masa të menjëhershme që ditën e djeshme, unë shpreh solidaritetin dhe u bëj thirrje nxënësve, prindërve dhe gjithë shoqërisë që ta trajtojmë mësuesin me respektin dhe dinjitetin që meriton.
Ne nuk do të tolerojmë asnjë rast dhune, as ndaj nxënësve e as ndaj mësuesve, atyre që edukojnë me dashuri fëmijët tanë dhe përgatisin me përgjegjshmëri brezat e ardhshëm.
Dua të garantoj të gjithë prindërit që ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe do të marrim të gjitha masat që shkolla të jetë gjithmonë një mjedis i sigurt, i ngrohtë dhe i shëndetshëm për edukimin dhe mirëqenien e nxënësve tanë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës
Datat e provimeve të lirimit 2021
Etika e komunikimit, fjalori i nxënësve të shkollave si (nuk) duhet të jetë, nga Muhamet Selmani