Matura

Raundi i dytë, aplikimi në institucionet e arsimit të lartë

Nëse një maturant / kandidat i shpallur fitues në raudin e parë, dhe për më tepër i regjistruar, përpiqet të aplikojë për përzgjedhjen e preferencave në raundin dytë, sistemi nuk e lejon ta bëjë një gjë të tillë

Për të vazhduar garën për të fituar një të drejtë studime në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik dhe Privat të vendit, çdo maturant / kandidat që kërkon të vazhdojë studimet e larta, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për në IAL online në çdo mjedis ku ka akses interneti. Të drejtën për të aplikuar me këtë formular në raundin e dytë e kanë maturantët / kandidatët mëposhtëm:

1-      Të gjithë maturantët / kandidatët të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z që nuk kishin detyrime për provimet e maturës shtetërore në sesionin e dytë të vjeshtës.

2-      Të gjithë maturantët / kandidatët të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore në sesionin e parë të muajit qershor të cilët:

  • Nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme.
  • Kanë aplikuar në raudin e parë, por nuk janë shpallur fitues në asnjërën prej preferencave të përzgjedhura.
  • Kanë aplikuar në raudin e parë dhe janë shpallur fitues në njërën nga preferencat e përzgjedhura, por nuk janë shpallur fitues.

Kujdes!

Nëse një maturant / kandidat i shpallur fitues në raudin e parë, dhe për më tepër i regjistruar, përpiqet të aplikojë për përzgjedhjen e preferencave në raundin dytë, sistemi nuk e lejon ta bëjë një gjë të tillë duke i dhënë mesazhin si psh: Ju nuk mund të aplikoni sepse jeni të regjistruar tek: Inxhinieri Mekanike.

Vëmë në dukje se maturantët / kandidatët, të cilët nuk kanë aplikuar në raundin e parë me formularin e aplikimit në IALdhe për rrjedhojë është hera e parë që përzgjedhin programet e tyre të studimit preferencialë, duhet të ndjekin procedurat e mëposhtme:

-         Të shkarkojnë nga faqja zyrtare e AKP faturën për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL dhe më pas ta printojnë.

-         Të paraqiten në zyrat e Postës Shqiptare apo pranë çdo njërit prej filialeve të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës për formularin e aplikimit në IAL, Matura Shtetërore 2016.

-         Të dorëzojë mandat pagesën e kryer të tarifës në drejtorinë e shkollës ku ka kryer aplikimin me formularin A1/A1Z, që shkolla t’i hedhë në Portalin e Maturës online sipas VKM-së.

Për më shumë detaje klikoni linkun https://drive.google.com/file/d/0B4wNxG5edTv8XzhTbHAySzkybjA/view

5,068 Lexime
8 vjet më parë