QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

QTPA zhvilloi trajnime me kredite për dy module në Tiranë

Mësuesit udhëtuan nga qytete të ndryshme të vendit për të ndjekur modulin e përzgjedhur. Trajneret Denata Toçe dhe Natasha Poroçani trajtuan çështje praktikë të cilat i ndihmojnë mësuesit në punën e tyre të përditshme.

Qëndra e Trajnimeve Albas zhvilloi trajnimin e radhës për dy modulet: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” në ambientet e qendrës, në adresën: Autostrada Tiranë – Durrës, km 4

Mësuesit udhëtuan nga qytete të ndryshme të vendit për të ndjekur modulin e përzgjedhur. Trajneret Denata Toçe dhe Natasha Poroçani trajtuan çështje praktikë të cilat i ndihmojnë mësuesit në punën e tyre të përditshme. Profesionalizmi dhe organizimi deri në detaje bëjnë që mësuesit të zgjedhin të ndjekin modulet që ofron Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas. 

Mësuesit diskutuan me trajneret pikëpyetjet që ato kishin lidhur më vështirësitë që hasin gjatë fillimit të vitit të ri shkollor. Toçe dhe Poroçani krijuan hapësira për të dëgjuar të gjitha pyetjet e tyre.


Në kohën e pushimit mësuesit biseduan nga afër me menaxherët e Shtëpisë Botuese Albas për librat e mësuesit dhe mjetet didaktike që mund të përdorin në klasë. Për të qenë sa më afër mësuesve, redaksia Albas ka haruar librat e mësuesit duke u bazuar në nismën më të fundit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “tre lëndë në gjatë orë”. 

Albas mbështet mësuesit me trajnime profesionale të akredituara, tekste shkollore cilësore e digjitale, asistencë teknike në klasat inteligjente, si dhe mjete didaktike. 


Në përfundim të trajnimi mësuesit pjesmarrës u pajisën me certifikatë, e cila është e njohur nga MASR dhe përmban 1 kredit.

QTPA ka përcaktuar agjendën ku do të zhvillohen trajnimet gjatë muajit tetor. Në datën 13 dhe 14 tetor ekipi i trajnimeve do të jetë në Korçë për të zhvilluar trajnimin për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.


Më tej, trajnime do të zhvillohen në Lushnjeme datën 19 dhe 20 tetor, si dhe në Lezhë me datën 26 dhe 27 tetor.


Çdo mudul ka 1 kredit dhe kushton 2 000 lekë. Certifikata është e njohur nga MASR. Për informacion dhe regjistrim jeni të lutur të na kontaktoni në adresën e e-mailit [email protected] dhe në numrin e telefonit 0697070480.

(Portali Shkollor)

3,020 Lexime
6 vjet më parë