QTPA, trajnim online me kredite për modulin "Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve"
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë më 23 shtator trajnimin me kredite për modulin "Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve", me trajner Gentiana Koçi. Më poshtë gjeni detajet e këtij trajnimi dhe formularin online të regjistrimit.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 23.09.20230 trajnimin për modulin:
"Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve"
Trajner - Gentiana Koçi
Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me aftësitë e të mendimit kritik e krijues, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.
Moduli trajton:
Seanca 1: Mendimi kritik dhe krijues
Seanca 2: Teknika të mendimit kritik
Seanca 3: Teknika të mendimit krijues
Seanca 4: Harmonizimi i teknikave në situata të stimuluara
Seanca 5: Mendimi kritik dhe krijues përmes historive
Seanca 6: Vlerësimi i mendimit kritik dhe krijues
Përfituesit nga trajnimi:
- Mësues të arsimit fillor
- Mësues të AMU/AML
- Drejtues shkollash
- Specialistë të ZVA-ve
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim linku i mëposhtëm:
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
QTPA: Trajnim në 14 dhjetor për modulin “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”
Kalendari i Trajnimeve ALBAS për muajin Janar - Shkurt 2024