QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë trajnim me kredite në datën 21 dhjetor për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”. Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detajet e tjera.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë duke filluar në datën 21.12. 2024 trajnimin për modulin:
“Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
Trajner: Mimoza Matraxhiu
Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me raportimin e progresit te arritjeve të nxënësve dhe format e tij duke bërë të mundur që pjesëmarrësit:
- të kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve;
- të zhvillojnë strategji për të përfshirë gjithë aktorët në këtë raportim;
- të aftësohen për të përdorur format e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve
Moduli trajton:
Seanca 1: Raportimi i progresit dhe arritjeve të nxënësve, qëllimet e tij.
Seanca 2: Përftuesit e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.
Seanca 3: Rolet e secilit përfitues gjatë raportimit dhe përgjegjësitë.
Seanca 4: Format e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.
Seanca 5: Modele të raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.
Seanca 6: SMIP funksioni dhe përdorimi i tij.
Përfituesit nga trajnimi:
- Mësues të arsimit fillor
- Mësues të AMU/AML
- Drejtues shkollash
- Specialistë të ZVA-ve.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim linku i mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/18521
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim me kredite në datën 25 janar 2025, moduli “Menaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”
QTPA trajnim me kredite në datën 1 shkurt për modulin “Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë- komunitet”
Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët “Gjuha shqipe 8”