QTPA trajnim me kredite në datën 25 janar 2025, moduli “Menaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 25 janar 2025 trajnimin për modulin “Menaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikeve në klasë". Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera nëse jeni të interesuar.
Qendra e Trajnimeve Albas në datën 25 Janar 2025 zhvillon trajnimin me kredite për modulin
“Manaxhimi i sjelljes dhe zgjidhja e konflikteve në klasë”.
Moduli synon:
Të rrisë nivelin e njohjes dhe të kuptuarit të mësuesve mbi metodat dhe teknikat e përdorura për menaxhimin e sjelljes dhe konflikteve në klasë.
Moduli trajton:
- terminologjia menaxhim i sjelljes dhe rëndësia e saj;
- lidhja mes dy proceseve: menaxhim dhe zgjidhje e konflikteve;
- praktika të menaxhimit efektiv të klasës dhe zgjidhjes së konflikteve;
- instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës dhe zgjidhjes së konflikteve;
- rrugët për menaxhimin e procedurave dhe zgjidhjes së konflikteve;
- platforma personale të menaxhimit të klasës dhe zgjidhjes së konflikteve.
Përfituesit nga trajnimi:
Mësues të arsimit parauniversitar
Drejtues shkollash
Specialistë të ZVA-ve.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/18751
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim me kredite në datën 18 janar 2025, moduli “Teoritë e komunikimit”
Mësues, regjistrohuni në trajnime
Përfundon trajnimi i parë, Albas vijon trajnimet në qytete të tjera