Trajnim

QTPA trajnim me kredite në datën 18 janar 2025, moduli “Teoritë e komunikimit”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 18 janar 2025 trajnimin për modulin: “Teoritë e komunikimit". Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera nëse jeni të interesuar.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 18.01.2025 trajnimin për modulin:

 “Teoritë e komunikimit”

 

Moduli synon: të zhvillojë aftësitë praktike të komunikimit të mësuesve si një formë e rëndësishme e ndërtimit të marrëdhënieve në shkollë. Zhvillon teknika dhe metoda të ndërtimit të aftësive të mira të komunikimit të mësuesve me grupet e interesit si: nxënës, prindër, mësues.


Moduli trajton:

Seanca 1:Procesi i komunikimit. Teoritë Schannon, Gerbner, Lassëell, Neëcomb, etj

Seanca 2:Përparësitë dhe pengesat në procesin e Komunikimit. Qëndrimi dhe situata optimale e komunikimit

Seanca 3:Feedback dhe rëndësia e tij në komunikim. Komunikimi verbal dhe joverbal.

Seanca 4:Komunikimi në punë. Mbledhjet dhe grupi. Komunikimi në publik

Seanca 5:Audienca dhe llojet e saj. Teoritë e audiencës

Seanca 6 Aplikimi i aftësive të komunikimit në kontekste te caktuara


 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/18750



Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

432 Lexime
3 ditë më parë