QTPA nis trajnimet për mësimdhënësit në Kosovë, i pari u zhvillua në Gjilan
Qendra e trajnimeve Albas Kosovë me trajnerë nga Kosova dhe Shqipëria ka nisur trajnimet për mësimdhënësit nga Kosova. Trajnimi i parë për këtë vit u mbajt në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan me fillim nga ora 10:00.
Qendra e trajnimeve Albas me trajnerë nga Kosova dhe Shqipëria ka nisur trajnimet për mësimdhënësit nga Kosova. Trajnimi i parë për këtë vit u mbajt në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan me fillim nga ora 10:00.
Programi i trajnimit për datat 13-14 prill ka përfshirë dy module:
Moduli 1: Menaxhimi i klasës dhe konflikteve dhe
Moduli 2: Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien në klasë dhe në distancë.
Në bazë të formularit të vlerësimit që pjesëmarrësit e plotësuan në mënyrë anonime në fund të ditës së dytë të trajnimit, mund të thuhet se ata janë ndarë të kënaqur me përmbajtjen e trajnimit. Disa nga përgjigjet e tyre ishin këto:
“Trajnimi ishte mjaft i përshtatshëm dhe shumë efektiv në përfitimin e strategjive të reja dhe prezantimit të tyre në shkollat ku punojmë.”
“Trajneret ishin të shkëlqyera dhe shumë të qarta gjatë realizimit dhe trajtimit të temave gjatë trajnimit.”
“Ky trajnim ka qenë shumë i nevojshëm për ne si mësimdhënës dhe shumë dobiprurës.”
Ky program është i akredituar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve MASHT. Ai ka 24 orë trajnimi (leksione teorike 14 orë; ushtrime praktike 5 orë; punë në grup dhe detyra 5 orë) për mësuesit e sistemit parauniversitar.
Ndërkohë, javëve në vazhdim këto trajnime do të vazhdojnë të mbahen edhe në disa qytete të tjera të Kosovës.
Përgatiti: Arlinda Hajdaraj, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim më 4 korrik, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
QTPA: Trajnim në datën 2 nëntor 2024 për modulin “Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë komunitet”
Mësuesit: trajnimet, ndihmë e madhe për ne