QTPA nis sezonin e ri të trajnimeve
Qendra e Trajnimeve Albas ofron tre module të akreditura nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”; “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”; “Menaxhimi i klasës”.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas ka çelur siparin e trajnimeve për këtë sezon i cili do të jetë intensive. QTPA do të jetë në të gjitha shkollat që kanë nevojë për trajnime duke u organizuar sipas agjendës e nevojave të mësuesve.
Qendra e Trajnimeve Albas ofron tre module të akreditura nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”; “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”; “Menaxhimi i klasës”. Secili modul përmban 1 kredit.
Trajnimi i parë për këtë sezon u zhvillua në ambientet e shkollës “Faik Konica” ku morën pjesë mësuesit e kësaj shkolle. Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajtoi një sërë pikash kyçe të cilat lehtësojnë punën e mësuesve si:
• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
• Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Trajnimi u zhvilluan në një ambient mikpritës dhe mësuesit patën mundësi të bisedojnë me trajneren dhe të saktësojnë ato pika ku ato hasën vështirësi gjatë vitit të kaluar akademik.
Qendra e Trajnimeve Albas ju fton të kontaktoni në 0697070480 ose në adresën [email protected]. Ju gjithashtu mund të na shkruani në Portalin Shkollor në Facebook, ose në adresat: [email protected] ; [email protected] për të gjitha kërkesat tuaja lidhur me modulet dhe trajnimet që ofron QTPA.
(Portali Shkollor)
QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”
Mësues, regjistrohuni në trajnime
Përfundojnë trajnimet në Elbasan dhe Durrës