QTPA: Kalendari i trajnimeve për provimin e Kualifikimit gjatë muajit shkurt
Qendra e Trajnimeve Albas ju njofton se përgjatë muajit shkurt do të zhvillojë disa trajnime përgatitore për provimin e kualifikimit. Dy modulet që mund të zgjidhni për të ndjekur janë “Metodologjia e mësimdhënies” dhe “Baza ligjore dhe etika profesionale në punë”. Më poshtë gjeni kalendarin e plotë.
Trajnime për provimin e Kualifikimit
Qendra e Trajnimeve Albas mbështetur në kërkesat e vazhdueshme gjatë trajnimeve, për t'u ardhur në ndihmë mësuesve që zhvillojnë provimin e Kualifikimit, ju njofton se do të zhvillojë trajnimin për modulet:
“Metodologjia e mësimdhënies”
“Baza ligjore dhe etika profesionale në punë”
Në datën 12 Shkurt: Metodologjia e mësimdhënies - mësuesit e arsimit fillor;
Në datën 19 Shkurt: Baza Ligjore dhe etika profesionale në punë - për mësuesit e të gjitha profileve;
Në datën 26 Shkurt: Metodologjia e mësimdhënies - mësuesit e profilit shoqëror;
Në datën 26 Shkurt: Metodologjia e mësimdhënies - mësuesit e profilit natyror;
në mbështetje të përgatitjes për këtë provim për të gjithë mësuesit e të gjitha cikleve.
Përmbajtja e moduleve është ndërtuar në bazë të programeve përkatëse të publikuara nga ASCAP dhe MASR.
Modulet janë ndërtuar në bazë praktike, ku do të ushtroheni për t'iu përgjigjur saktë pyetjeve të provimit; zgjidhje ushtrimesh e modele testesh për këto fusha të provimit.
Trajnimet zhvillohen online në platfomën Zoom. Cdo modul kushton 1500 lekë të reja.
Pagesa kryhet në bankë përmes llogarisë bankare të Albas.
Për regjistrim jeni të lutur të plotësoni formularin e mëposhtëm online:
Për informacione të mëtejshme kontaktoni në numrin 0697070480
ose në adresën e emailit: [email protected]
Faleminderit!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”
QTPA trajnim me kredite në datën 19-20 tetor, moduli “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”