Aktualitet

Qeveria do të heqë fondin e ekselencës për studentët që ikin jashtë vendit e nuk kthehen më në atdhe

Shteti shqiptar do të heqë fondin e ekselentës për studentët që ikin jashtë vendit e nuk kthehen më në atdhe dhe paratë do të shkojnë për studentët me 10-ta që studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri.Kjo gjë pritet të ndikojë në rritjen e ekspertëve, rritjen e nivelit të arsimit dhe mos ikjen e të rinjve nga vendi.

“S’ka më fond nga shteti për studentët që ikin jashtë”-, sipas Kryeministrit Edi Rama paratë do të shkojnë për studentët me 10-ta që studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Sipas tij, kjo do të ndikojë në rritjen e ekspertëve, rritjen e nivelit të arsimit në vend dhe do të nxisë të rinjtë të mos largohen nga vendi.


Këto deklarata Rama i bëri nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, në të cilin bëri me dije se ka zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar. 


Universiteti Bujqësor i Tiranës, UBT, po zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar


Në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane merr jetë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj, duke shfrytëzuar ekselencën e Bashkimit Evropian. Kryeministri Edi Rama i cili ka qenë i pranishëm në UBT ka thënë se ne duhet të kemi një sistem të lartë arsimor të ndërkombëtarizuar.


“Ne duhet të kemi një sistem të ndërkombëtarizuar dhe një botë universitare të integruar dhe të ndërthurur në programet e veta në të gjithë rrugën e vet me universitetet Europiane, ky Universitet bëhet një shembull që do bëjmë çmos që të rrezatoj. Jemi në një fazë të avancuar me një prej universiteteve më të vjetër dhe më të mirë të botës në universitetin bletorial, me atë të Vjenës. UBT të jetë një derë tjetër e Universitetit të Vjenës, dhe studentët të jenë këtu dhe të krijohet një hapësirë ndërkombëtare edhe në rrafshin e përbërjes së tyre, nuk është e pamundur dhe që do të nisë, por një plan që ka nisur. Ndërkohë, edhe sa i përket rritje së interesit për t’u regjistruar në këtë universitet. Kompjuterat nuk prodhojnë dot bukë, perime, fruta e me radhë. Ushqimi do jetë gjithnjë e më shumë sfida e popujve dhe vendeve”, tha Rama.


Ambicia e Universitetit  Bujqësor është që të gjithë asistent-lektorët e rinj të UBT, individë me vlerë të spikatur në rrugën e tyre, të zhvillojnë një doktoraturë, e cila të ketë vulën e universiteteve më të mira të fushës, në Gjermani apo vende të tjera të BE.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,933 Lexime
2 vjet më parë