Puna më e thjeshtë është vlerësimi!- Nga Senada Demushi
Na pyesni më shpesh ne mësuesve. Askush s'e di se çfarë duhet e çfarë nuk duhet për një proces kompleks mësimdhënieje i cili sigurisht nuk duhet kurrsesi të fokusohet vetëm në shpjegim temash e vlerësim nxënësish! Profesioni ynë shkon përtej kësaj që duket dhe ne të gjithë e dimë mirë!
Mjafton të punosh fort dhe t'i duash fëmijët! Sa herë që të dalësh para tyre të mos harrosh se ke përpara teje të ardhmen e tij dhe të vendit tënd! T'a shikosh në mënyrën që do të dëshiroje ti që të shikohej fëmija yt në shkollën e tij nga mësuesi i tij!
Ne nuk duhet të punojmë duke menduar vlerësimin, por të synojmë arritjet e përditshme të nxënësit, me gjithë shpirt! Në fund, pas çdo mundi të bërë me shpirt dhe sinqeritet, nuk ka mundësi të mos merren vlerësime pozitive! Pastaj, a shtatë a tetë a nëntë.....nuk është nota gjithçka!
Na duhet punë shkencore, por edhe zemër e shpirt ...të mos lodhemi të flasim me t'a, t'i dëgjojmë, të mos i fyejë, t'i ruajmë nga gabimet e moshës, të mos lëndojnë njëri-tjetrin, t'u mësojmë të respektojnë nëse duan të respektohen, t'u falim dashuri dhe kujdes, vëmendje ....t'u tregojmë se në shkollë ata na kanë ne dhe nuk janë vetëm...të justifikojmë në çdo mënyrë shprehjen "mësuesi, prind i dytë"!
Cili nxënës do dalë i parealizuar nëse ne u kushtojmë një vëmendje të tillë!?
Pluset dhe minuset janë për të gjithë ne...edhe vete arsimtarët...ato janë pjesë e individit se nuk jemi perfektë asnjëri nga ne ....ashtu edhe nxënësit nuk mund të jenë të gjithë shumë të zotët nga ana shkencore, por të paktën të përpiqemi të ndërtojmë edhe njerëz të mirë, me vlera njerëzore ....se ne po kërkojmë cilësi në mësimdhënie, por duhet edhe një dashuri e madhe për të gjithë! Askush nuk të kthen duarbosh nëse i jep dashuri! Aq më pak nxënësit!
Cili nga ne nuk i mban mend me zemër mësuesit tanë, ata të cilët përveç mësimit na mësuan edhe shumë gjëra për sjelljen tonë, për jetën! ? Sidomos ata mbajmë mend, ata të cilët edhe na shpjeguan orën e mësimit edhe nuk u lodhën me këshillat e tyre, të cilat unë për vete i mbaj me vete edhe sot e kësaj dite pas me shume se 10-viteve në arsim!
Të gjithë ne që kemi këtë profesion fisnik e dimë shumë mirë këtë ....ama e dimë se kjo nuk është aspak e lehtë,sepse ata janë të ndryshëm, por të barabartë! Gjithsesi prandaj jemi mësues!
Zoti na dhëntë durim në këto sfida që po kalojmë në arsim! Ky ishte një hap shumë i mirë nga MAS, por ka sërish punë për të bërë! E për këtë, "i zoti i shtëpisë e di më mirë ku pikon çatia ", keshtu që na pyesni më shpesh se ne jetojmë e hamë bukë nga këta nxënës, më mirë se ne, askush s'e di se çfarë duhet e çfarë nuk duhet për një proces kompleks mësimdhënieje i cili sigurisht nuk duhet kurrsesi të fokusohet vetëm në shpjegim temash e vlerësim nxënësish! Profesioni ynë shkon përtej kësaj që duket dhe ne të gjithë e dimë mirë!
T'u mësojmë nxënësve tanë se paraja dhe fama nuk janë gjithçka që na bën të lumtur, siç fatkeqësisht është bërë modë t'u bëhet reklamë nëpër rrjete sociale! Paraja është sigurisht një shërbëtor i mirë, por edhe mësuesi më i keq! Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa t'i mësosh fëmijët të fitojnë pa u lodhur, të blejnë çdo gjë ..deri edhe shkollën! E kemi ne detyrën për t'ua mësuar rrugën e drejtë bashkë me prindërit në të njëjtin hap!
Në fakt jam e bindur që shumë mësues shqiptarë janë shembulli më i mirë i mësuesit qe shpjegon dhe jep shpirtin përtej lëndës që jep në arsim!
Por le të bëhemi më shumë! Le të jemi të gjithë bashkë!
Sa shembuj do shkruanim secili nga ne nga jeta jonë në punën tonë që kanë të bëjnë me zhvillimin e tyre si qënie sociale dhe më shumë....sa herë kemi parë se një mësues që frymëzon, ndryshon shumë realitete, për mirë sigurisht! Prandaj, kjo ishte më e pakta! Le të forcojmë ndërgjegjen tonë për t'u qëndruar afër nxënësve tanë apo siç i quaj unë, fëmijëve tanë!
Si mësuese dhe si nënë e tre fëmijëve e ndjeva të nevojshëm këtë shkrim sepse vërtetë unë sikur kam lindur për të dhënë lëndën që jap dhe kjo nuk është ndonjë gjë për t'u lavdëruar kushedi se çfarë, është puna ime sistematike, nuk më fali njeri asgjë në botë deri më sot në studimet e mija as universitare as ato pasuniversitare, as nuk kërkova gjë nga askush veç hakut tim dhe as s'po kërkoj merita sepse kënaqësia që më jep nxënësi im me maturinë që merr me vitet, e kur shoh të vëna në zbatim gjërat që synoj, unë e kam shpirtin plot e përplot! Poooor, përveç lëndës e cila ka shumë vlerë patjetër, ju lutem edhe pak vëmendje e dashuri!
Fëmijët kanë shumë nevojë për ne, sidomos sot në këto kohëra indiferentizmi total ndaj ndjenjave të njëri- tjetrit apo asaj çfarë mund t'i shkaktohet në kokën e tij nga mosvemendja e duhur në drejtim të tij, në çdo sekond të punës tonë!
Më vonë pastaj të mos ankohemi për breza dembelë kur vetë na dhimbset fyti t'u japim një këshillë më shumë, përveç mësimit!
"Nxënësit e mi, janë fëmijët e mi padiskutim "!
Mësuese Senada!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Evans Drishti: Gjuha ruhet atje ku shkruhet
Vlerësimi i mësuesve dhe formati që duhet të plotësoni
Braktisja e “fshehtë” e shkollës