Provimi, testohen 40392 maturantë në gjuhën e huaj
Në të gjithë vendin u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2016, ai i gjuhës së huaj. Në këtë provim morën pjesë 40392 maturantë.
Në të gjithë vendin u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2016, ai i gjuhës së huaj. Në këtë provim morën pjesë 40392 maturantë. Provimi u zhvillua nga ora 10:00 deri në orën 12:30 dhe përfundoi me sukses në të gjithë vendin.
Sipas procedurës dhe në kuadër të trasparencës me publikun, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar pas përfundimit të provimit, në orën 14.30, testet dhe skemat e vlerësimit për këtë provim.
Datat e provimeve të Maturës Shtetërore janë si më poshtë:
a) Gjuhë e huaj 04 qershor 2016
b) Gjuhë shqipe dhe letërsi 11 qershor 2016
c) Matematikë 17 qershor 2016
d) Provime me zgjedhje 24 qershor 2016
Kujtesë për maturantët në datat e provimeve
- Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit të provimit.
- Maturanti duhet të ketë me vete, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.
- Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrëtë zezë ose blu dhe ne pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativen esaktë.
- Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.
- Maturanti nuk duhet të dëmtoje kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi të shenja të dallueshme dhe te veçanta.
- Maturantëve me aftësi te kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.
- Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit të provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.
- Maturanti nuk mund të:
- ndryshojë vendin e caktuar;
- komunikojë apo të japë informacion me maturantet e tjerë;
- refuzojë kontrollin nga ana e administratorëve
(Portali Shkollor)
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Hartimi i projektit kurrikular
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri