RREGULLORE

Provimi në profilin “Arsim special”, kandidatët që do të pranohen dhe kriteret

Provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim special” do të zhvillohet brenda javës së dytë të muajit dhjetor 2019, pranë QSHA. Më poshtë do të njiheni me kriteret dhe rregullat për kandidatët pjesëmarrës.

Provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim special” do të zhvillohet brenda javës së dytë të muajit dhjetor 2019, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).  


Kandidatët që do të pranohen në këtë provim janë:


a) Kandidatët që kanë përfunduar programin e studimeve të ciklit të parë në fushën e pedagogjisë së specializuar dhe programin e studimit të ciklit të dytë në “Pedagogji e specializuar sociale”;


b) Kandidatët që kanë përfunduar programin e ciklit të parë Bachelor në fushën e edukimit dhe programin e studimit të ciklit të dytë në “Pedagogji e specializuar sociale”;


c) Kandidatët që kanë përfunduar programin e ciklit të parë Bachelor në fushën e psikologjisë, filozofisë ose sociologji, dhe programin e studimit të ciklit të dytë në “Pedagogji e specializuar sociale”. 



Kandidatët për t’u regjistruar dhe për çdo informacion tjetër shtesë duhet t’i drejtohen Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) dhe Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) përkatëse. 


Në rregullore thuhet se QSHA verifikon listat e dërguara nga DRAP lidhur me të dhënat e plotësuara të kandidatëve. Në rast se nuk janë plotësuar si duhet të dhënat e kërkuara në tabelë për kandidatët për provimin e shtetit në mësuesi, ose përfshijnë në tabelë kandidatë që nuk plotësojnë kriteret ligjore, QSHA nuk i pranon këta kandidatë për provim shteti dhe emrat e tyre nuk publikon.  


Programi orientues i provimit të shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit profili “Arsim special” dhe fondi i pyetjeve, janë në dispozicion në kandidatëve në faqen zyrtare të QSHA-së, rubrika “Provimet e shtetit”. 


Kandidatët që do të japin këtë provim duhet të paraqiten pranë QSHA-së në datën e caktuar, 30 minuta përpara zhvillimit të provimit, sipas një grafiku i cili pritet të dal në ditët në vijim. 


Çfarë duhet të kenë kandidatët me vete?


1. një dokument identifikimi (Kartë ID ose pasaportë) dhe një kopje të tij;

2. mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA;

3. faturën për këtë qëllim, e cila gjendet në faqen zyrtare të QSHA, rubrika “Njoftime”;

4. kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre.


Më poshtë mund të lexoni të plotë rregulloren për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim special”. 

(Portali Shkollor) 

10,087 Lexime
4 vjet më parë