Provimi i sotëm tregoi mungesën e standardeve në hartimin e një testi
12 vite të hedhura në koshin e papërgjegjshmërisë. Testi i sotëm i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore ishte pohim i mungesës së njohjes së standardeve dhe kritereve për hartimin e një testi.
1- Testi nuk respektonte nivelet e arritjes së aftësive dhe kompetencave
2- Testi nuk i korrespendonte kohës së vënë në dispozicion për plotësimin e alternativave.
3- Testi nuk respektonte peshën specifike të fushave, të parashtruara në programin e maturës shtetërore.
4- Testi mbështetej tek kërkesa të fushës së pragmatikës, ndërkohë që gjatë procesit mësimor nxënësi ka punuar gjuhësi preskriptive.
5- Testi nuk gjykonte formimin e nxënësit duke qenë se alternativat e përafërta nuk synonin të masnin aftësinë e nxënësit në përceptimin e mesazhit apo vetë imazhin e thënieve, por luanin me fjalën pa e ndryshuar apo detajuar kuptimin.
6- Testi ishte mbështetur në çëshje periferike të programit dhe jo në boshtin formues të nxënësit.
7- Nëse qëllimi i programit formues 12 vjeçar të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë është aftësimi i një shqipfolësi të mirë, ky test nuk arrinte ta kontrollonte këtë aftësim.
8- Dhe çudia e llojit kinematografik: stili aksion....
9- Nxënësve iu tha mediatikisht që nuk do të ketë ese, ndërkohë që pjesa e parë e testit kontrollonte esenë.
10-Të shkruash një ese, nuk do të thotë të kesh vetëm një alternativë si hyrje (e cilësdo formë qoftë eseja).
11- Pyetjeve të testit i mungonte aspekti sigmatik, që do të thotë nuk ishin përcaktuese, që të të çonin tek alternativa e duhur, përderisa alternativat konkludonin të përafërta.
Shkroi: Natasha Shuteriqi Poroçani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Rëndësia e bashkëpunimit mësues-prind për mirëqenien e fëmijës dhe për një proces të suksesshëm mësimor
Në ndihmë të mësuesit kandidat ose praktikant