
Provimi i Licencës, lista emërore për profilin Histori Gjeografi, Histori Gjeografi Edukatë dhe Gjeografi
Njihuni me listën emërore të mësuesve të cilët do të japin provimin e licencës në degët Histori Gjeografi, Histori Gjeografi Edukatë dhe Gjeografi. Këto provime zhvillohen nga data 4 nëntor deri në 6 nëntor.
Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka bërë publike listën e radhës me emrat e mësuesve të cilët do të kryejnë provimin e licencës në degët Histori Gjeografi, Histori Gjeografi Edukatë dhe Gjeografi. Provimet në këto profile do të nisin ditën e hënë, më datë 4 nëntor (Histori Gjeografi), do të vijojnë më 5 nëntor (Histori Gjeografi Edukatë dhe Gjeografi) dhe do te përfundojnë me 6 nëntor (Gjeografi).
Kandidatët të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në provimin e shtetit dhe nuk iu është shpallur emri në listën përkatëse, lutemi të drejtohen pranë ZVA-ve për të saktësuar dokumentacionin e aplikimit.
Lista emërore Histori Gjeografi
Lista emërore Histori Gjeografi Edukatë
Lista emërore Gjeografi
(Portali Shkollor)
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Hapen dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT