MASR

Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, MASR publikon udhëzuesin për klasat e 9-ta

MASR ka bërë publik udhëzuesin dhe modelin e pyetjeve për Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë (PKAB). Materiali përmban testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për gjuhën shqipe dhe matematikën, bashkë me skemat e vlerësimit.

Në rrjetet e saj sociale, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar udhëzuesin dhe modelin e pyetjeve për Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë (PKAB). 


Materiali përmban testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për gjuhën shqipe dhe matematikën, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit. 


Ai u shërben nxënësve, mësuesve, specialistëve të arsimit dhe të gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.


Për ta bërë sa më të lehtë përdorimin e këtij materiali, përmbajtja e tij është ndarë në 3 seksione: 


a) Seksioni 1: përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.

b) Seksioni 2: përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e matematikës, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.

c) Seksioni 3: përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe dhe matematikës.



Udhëzuesi dhe Modeli i pyetjeve për provimet kombëtare të arsimit bazë për klasën e IX-të në PDF 

PKAB është një provim kombëtar që zhvillohet në përfundim të arsimit 9-vjeçar të detyruar dhe shërben për të certifikuar nxënësit që përfundojnë këtë cikël arsimimi. Ky provim mat njohuritë dhe kompetencat e tyre në tri fusha: Gjuhë Shqipe, Gjuhë e Huaj dhe Matematikë.




(N.Allkja Biçaku, Portali Shkollor)

10,385 Lexime
4 vjet më parë