Protesta në Rinas/ Fëmijët braktisin mësimin, Kushi: Vlerësoj të drejtën për protest, por mos privoni fëmijët nga e drejta për arsimim
Pjesëmarrja e nxënësve në shkollën e Rinasit sot ka qenë e paktë për shkak se banorët nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në mësim. Ministrja Evis Kushi ka reaguar ndaj këtij vendimi të prindërve. Ajo ka thënë se vlerëson të drejtën për të protestuar, por fëmijët nuk duhen privuar nga e drejta për arsimim.
Banorët e Rinasit kanë dalë dhe ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar vendimi ne ARRSH, për të kthyer rrugën e aeroportit me një sens lëvizjeje. Së bashku me prindërit e tyre, ditën e sotme ishin dhe fëmijët të cilët bojkotuan mësimin. Ata ankohen se tashmë ju duhet të bëjnë një rrugë shumë më të gjatë për të shkuar në shkollë, duke ua vështirësuar jetesën. Të ulur këmbëkryq në asfalt, fëmijët përsëritën një zëri thirrjen e prindërve për zgjidhje të problemit të tyre.
Nga ana tjetër edhe mësuesi i shkollës së fshatit, tha se 90 % e nxënësve nuk janë paraqitur sot në shkollë, ndërsa shqetësim pasi devijimi i rrugës e detyron dhe atë vetë të bëjë më shumë kilometra, pasi vjen që nga Fushë-Kruja.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka reaguar ndaj këtij vendimi të prindërve me një status në rrjetin social.
Statusi i plotë i ministres Kushi:
"Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim. Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë".
N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve