Protesta e maturantëve, Rezana Vrapi: Asnjë pyetje jashtë programit, nuk bëjmë rivlerësim të testit
Ministria e Arsimit ka reaguar për protestën që po bëjnë maturantët për pakënaqësitë ndaj testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi, hodhi poshtë pretendimet e tyre duke u shprehur se asnjë pyetje nuk ka qenë jashtë programit dhe se nuk do të ketë rivlerësim të testit.
Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, hodhi poshtë pretendimet e maturantëve për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke u shprehur se asnjë pyetje nuk ka qenë jashtë programit.
Në një konferencë për media, Vrapi theksoi se maturantët nuk kanë dalë me asnjë pretendim konkret për ndonjë pyetje, teksa theksoi se ato janë bërë në mënyrë korrekte, dhe për këtë arsye, sipas saj, nuk do të ketë rivlerësim.
“Pretendimi i tyre qëndron në lidhje nëse ka pyetje jashtë programit në test dhe dua të bëj me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Ne kemi verifikuar një për një që para se të bëhej testi. Dua të bëj me dije se mënyra si bëhen pyetjet ka një procedurë rreptësisht të rregullt. Një nga veçoritë e këtij procesi është niveli i vështirësisë së testit. Ne ndjekim procedura të përcaktuara në metodologjinë tonë, që kanë lidhje me nivelin e vështirësisë. Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë asnjë pyetje konkrete. Një nga arsyet pse testi u bë vetëm me alternativa, ishte ajo e korrigjimit, për shkak të pandemisë. Ky ishte një detaj që MSH e mori në konsideratë për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Këto pyetje janë të mira, sepse masin nivelin e nxënësve, por patjetër që ato nuk mund të vlerësojnë të menduarit kritik. Për këtë, u caktuan disa pyetje, që masin pikërisht njohuritë mbi esetë. Procesi nuk ka përfunduar ende, do bëjmë analizën, pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi testi nuk ka asnjë gabim shkencor. Ata nuk janë drejtuar me një pretendim të tillë për pyetje. Pas datës 18 qershor ne do të bëjmë shpalljen e rezultateve, edhe testi, edhe alternativa, që ata kanë zgjedhur për pyetje të caktuara do të bëhen publike”, tha Vrapi.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!