Programet orientuese për provimin kombëtar të arsimit bazë
ASCAP ka publikuar programet orientuese për provimin kombëtar të arsimit bazë. Programin orientues e gjeni për lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe matematikës, për të cilat nxënësit do t'i nënshtrohen testimit.
Nxënësit e arsimit bazë, në përfundim të katër viteve, i nënshtrohen një testimi, i ashtëquajturi provimi i lirimit në lëndët: Gjuhë e huaj, Gjuhë shqipe dhe Matematikë. Agjensia e sigurimit të cilësisë së arsimit parauniversitar ka përcaktuar programin që duhet ndjekur nga mësuesit dhe nxënësit në lidhje me këtë testim. Për secilën nga lëndët, sjlelin një program të detajuar dhe mirëmenduar, si një formë kontrolli rreth njohurive që nxënësit kanë përfituar gjatë arsimit bazë.
Programi orientues për PKAB në lëndën “Gjuhë e huaj”:
Programi orientues për PKAB në lëndën “Gjuhë e huaj”, nëpërmjet përqendrimit në konceptet dhe shprehitë kryesore të mësuara gjatë viteve, ka si qëllim kryesisht të orientojë punën e mësuesit, përgatitjen e nxënësve dhe hartuesit e testeve përfundimtare për këtë provim.
Hartimi i programit orientues është mbështetur në kurrikulën me kompetenca të lëndës së gjuhës së huaj të arsimit bazë, duke mbajtur parasysh formimin e njohurive dhe shprehive të domosdoshme gjuhësore, komunikuese dhe funksionale, si dhe arritjen e rezultateve të të nxënit për nivelin përkatës. Programi orientues për përgatitjen dhe realizimin e testit për gjuhën e huaj është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në aspektin tematik ashtu edhe në aspektin gjuhësor (gramatikor, leksikor) dhe funksional. Programi orientues është ndërtuar duke pasur parasysh nevojat e nxënësve dhe zhvillimet e tyre personale, me qëllim që t’u japë mundësi për sukses në provim.
Ky program synon:
• të ndihmojë nxënësit në përgatitjen e tyre për provimin e lirimit në gjuhën e huaj në nivelin gjuhësor A2, në përputhje me Kuadrin Evropian të Referencave për Gjuhët (CEFR), programin e klasës së nëntë të gjuhës së huaj, si dhe tekstet me të cilat kanë punuar nxënësit gjatë ciklit 9- vjeçar;
• të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit dhe për t’u dhënë orientimet e duhura nxënësve për mënyrën se si ta shfrytëzojnë këtë program dhe çfarë duhet të dinë ata për të realizuar me sukses këtë provim përmbyllës të dijeve të tyre në këtë lëndë;
• orientimin e vlerësimit që do të përfshijë dy aftësitë kryesore (nga katër aftësi që ka gjuha e huaj) dhe dy koncepteve bazë që janë: “Të lexuarit dhe të kuptuarit” dhe “Të shprehurit me shkrim”;
• të japë orientime për specialistët në hartimin e testit për gjuhën e huaj.
Programi orientues për PKAB në lëndën Gjuhë shqipe:
Programi orientues për lëndën e gjuhës shqipe ka si qëllim të orientojë punën e mësuesit, përgatitjen e nxënësve dhe hartuesit e testeve përfundimtare për provimet kombëtare të arsimit bazë. Hartimi i programit orientues është mbështetur në kurrikulën me kompetenca të lëndës së gjuhës shqipe (klasat 6-9) dhe përfshin konceptet, njohuritë, aftësitë dhe shprehitë më të rëndësishme që duhet të zotërojnë nxënësit.
Për të qenë lehtësisht i përdorshëm, në program përshkruhen:
- kompetencat gjuhësore që do të vlerësohen në provimin kombëtar të arsimit bazë;
- pesha e kompetencave në programet e gjuhës shqipe;
- struktura e testit;
- llojet e pyetjeve/ ushtrimeve/ kërkesave që vlerësojnë në mënyrë efektive kompetencat gjuhësore që zotëron nxënësi. Gjithashtu, programi përmban edhe rubrikën ku përcaktohen njohuritë dhe aftësitë kryesore për çdo kompetencë që do të vlerësohet.
Programi orientues për PKAB në lëndën Matematikë
Programi orientues për PKAB në lëndën e matematikës, nëpërmjet përqendrimit në konceptet dhe shprehitë kryesore të mësuara gjatë viteve, ka si qëllim kryesisht të orientojë punën e mësuesit, përgatitjen e nxënësve dhe hartuesit e testeve përfundimtare për PKAB.
Hartimi i programit orientues është mbështetur në kurrikulën me kompetenca të lëndëssëmatematikës së arsimit bazë duke mbajtur parasysh formimin e njohurive dhe rezultateve të të nxënit nëpërmjet modelimeve, arsyetimeve dhe zgjidhjes problemore në situata të thjeshta për nivelin bazë si dhe modelimeve, arsyetimeve, zgjidhjes problemoredhe interpretimeve në situata më komplekse për nivelin më të lartë.
Përmbajtja e programit
Programi orientues i lëndës së matematikës për PKAB të klasës IX bazohet në parimin se të zotërosh njohuri matematike do të thotë të jesh në gjendje t’i zbatosh ato:
- në tematika të ndryshme të vetë lëndës së matematikës;
- në fusha të tjera kurrikulare;
- në situata të jetës së përditshme.
Për të qenë lehtësisht i përdorshëm, programi përmban strukturën e testit në të cilën jepen kompetenca matematikore që do të vlerësohen si dhe pesha e tyre. Rubrika “Llojet e pyetjeve/kërkesave/ushtrimeve” përmban llojet e pyetjeve që vlerësojnë në mënyrë efektive kompetencat që zotëron nxënësi. Gjithashtu, programi përmban edhe rubrikën e rezultateve të të 2 nxënit ku përcaktohen konceptet dhe aftësitë kryesore për çdo tematikë të lëndës së matematikës për klasën VI-IX.
Për të lexuar programet e plota, klikoni këtu.
(Portali Shkollor)
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë