Programet orientuese për maturën shtetërore 2018
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar programet orientuese për maturën shtetërore. Mësuesit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës do të mund të organizohen dhe të punojnë me këto programe...
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar programet orientuese për maturën shtetërore. Mësuesit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës do të mund të organizohen dhe të punojnë me këto programe në mënyrë që maturantët të arrijnë rezultate të mira në provime.
Janë disa grupime të programeve orientuese për të gjithë maturantët të cilët do të përfundojnë ciklin e lartë të arsimit parauniversitar. Në këtë grup bëjnë pjesë gjeografia, gjuha shqipe, gjuhët e huaja, histori, histori arti- muzikë-baleti, matematikë, shkenca natyrore, shkenca shoqërore dhe teknologji.
Por për të gjithë këto programe janë parashikuar dy nivele të tyre, dhe më konkretisht lënda bërthamë dhe ajo e thelluar.
Kurse sa i përket gjuhëve të huaja ato do të jenë të nivelit B2 dhe B1.
Në programet e shkencave natyrore do të jenë fizika, kimia dhe biologjia por në dy variante, ajo bërthamë dhe ajo e thelluar. Kurse tek programi i shkencave shoqërore do të jetë psikologjia, filozofia, qytetaria, sociologjia dhe vetëm ekonomia do të jetë në bërthamë dhe e thelluar.
Matematikë bërthamë-Gjimnazet Gjuhësore
Gjuhë shqipe dhe letërsi bërthamëGjuhë shqipe dhe letërsi-Shkollat Sportive, Artistike, Profesionale...
Matematikë-Shkollat Artistike, Sportive dhe Profesionale
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!