Programet e rishikuara për maturantët, Vrapi: Janë hequr temat nga marsi e në vijim
Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, ka deklaruar se tashmë testet e Maturës Shtetërore për këtë vit janë rishikuar, ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online. Ja se cilat janë programet e reja orientuese.
Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka dhënë një detaj të rëndësishëm mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore.
Nëpërmjet një video-mesazhi dedikuar maturantëve, ajo thekson se “Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”.
Në këtë kuadër, Vrapi nënvizon se “Kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.
Ndër të tjera, Drejtoresha e QSHA shprehet gjithashtu se “kujdesi i çdo specialisti hartues-testi në QSHA është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.
Programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore i gjeni në këtë link.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Hartimi i projektit kurrikular
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë