Problematikat e vitit të ri shkollor
Fatkeqësisht ulja e numrit të nxënësve në disa qytete të vendit nuk është i vetmi problem në sistemin e arsimit tonë. Disa problematika të tjera që vihen re këtë vit kanë të bëjnë me infrastrukturën e institucioneve, por edhe me rritjen e kostove për shkollimin e fëmijëve.
Rreth 29 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës këtë vit shkollor që ka nisur prej pak ditësh. Ndërkohë që rreth 27 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të. Mirëpo, këto shifra janë më të ulëta se të një viti më parë duke sjellë kështu më pak nxënës në bankat e shkollës.
Në Lezhë u ulën një numër i vogël nxënësish krahasuar me një vit më parë. 519 nxënës janë regjistruar në klasat e para në shkollat publike, ndërsa tek privati 117 për rrethin Lezhë.
Edhe në Korçë ka 228 nxënës më pak se vitin e kaluar. Për herë të parë në bankat e shkollës për këtë vit janë ulur 1526 nxënës ndryshe nga viti i kaluar kur numri i tyre shkonte në 1754 nxënës. Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar e qarkut Korçë ka pranuar rënien e numrit të nxënësve duke u shprehur se janë mbyllur rreth 7 klasa të para në disa shkolla.
Edhe Elbasani, Vlora dhe Shkodra vuajnë të njëjtin problem, me uljen e numrit të nxënësve krahasuar me një vit më parë. Në Elbasan numri i nxënësve është përgjysmuar. Në klasat e para këtë vit do të ulen 58 nxënës më pak, ndërsa në klasat e dhjeta 223 nxënës më pak se një vit më parë.
Shkaqet kryesore janë rënia e numrit të lindjeve, emigracioni, ndërsa për fshatra arsyeja mbetet lëvizja drejt qyteteve. Rënia e numrit të nxënësve do të sjellë edhe reduktim të orëve të mësuesve ku një pjesë e tyre mund të mbeten jashtë sistemit të punësimit në arsim.
Fatkeqësisht ulja e numrit të nxënësve nuk është i vetmi problem në sistemin e arsimit tonë.
Disa problematika të tjera që do të hasen këtë vit janë edhe:
Infrastruktura
- Në disa institucione arsimore nuk ofrohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e orëve mësimore, pasi shkollat janë të dëmtuara për arsye të ndryshme.
- Në shumë shkolla në vend mungojnë laboratorët dhe palestra.
- Higjiena vazhdon të mbetet një tjetër problem mjaft serioz dhe shqetësues.
- Në disa shkolla të tjera, sidomos në qytetet më të mëdha, klasat janë të mbingarkuar me nxënës, deri në 40 nxënës për klasë. Ndërkohë në disa shkolla të kryeqytetit mësimi bëhet ende me turne.
Kostoja e shkollimi të fëmijëve
Kostoja e prindërve për shkollimin e fëmijëve të tyre është rritur nga viti në vit. Ndërsa flitet për tekste falas, e vërteta është krejt ndryshe. Ndërsa në arsimin fillor dhe në atë 9 vjeçar librat jepen falas ose dhurohen nga vitet paraardhëse, në arsimin e mesëm kosto e teksteve shkollore shkon nga 100-140 euro, pa mjetet ndihmëse.
Transporti
Prindërit paguajnë transportin e fëmijëve që varion nga 3500-5000 lekë të reja në muaj.
N.Allkja Biçaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri