Reagim

Portali Shkollor ngriti shqetësimin, MAS reagon me ndryshime të menjëhershme për kualifikimin e mësuesve

Portali Shkollor ngriti shqetësimin mbi kriteret e kualifikimit të mësuesve, duke nxitur një reagim të shpejtë nga MAS. Me ndryshimet e fundit në udhëzim, sqarohen kërkesat për diplomat dhe vlerësimin e tyre në procesin e kualifikimit, duke siguruar më shumë qartësi dhe drejtësi për mësuesit.

Ministria e Arsimit ka reaguar menjëherë pas shqetësimit të ngritur nga Portali Shkollor lidhur me kriteret dhe procedurat e kualifikimit të punonjësve arsimorë. Me një udhëzim të ri, MAS ka miratuar disa ndryshime në udhëzimin nr. 17, datë 22.07.2024, i cili përshkruan detajet e kualifikimit të mësuesve.


Sipas udhëzimit të fundit, ndryshimet më të rëndësishme përfshijnë:

  • Përditësimin e kritereve për licencën e ushtrimit të profesionit të mësuesit, duke saktësuar se kandidatët mund të ngarkojnë diploma të ndryshme të arsimit të lartë që lidhen me profilin e tyre arsimor.
  • Diplomimi në ciklin e dytë dhe të tretë të arsimit të lartë, ku tashmë vlerësimi bazohet në kreditet ECTS, duke u dhënë 8-10 pikë varësisht nga lloji i diplomës.
  • Përfshirja e diplomave të kandidatëve që japin lëndët e muzikës, arteve pamore, kërcimit dhe edukimit fizik, duke u dhënë mundësi më shumë profesionistëve të këtyre fushave.


Ky udhëzim vjen si përgjigje ndaj nevojës për më shumë qartësi dhe drejtësi në procesin e kualifikimit të punonjësve arsimorë. 


Ai hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare" dhe pritet të ndikojë pozitivisht në sistemin arsimor parauniversitar. Portali Shkollor do të vazhdojë të monitorojë nga afër zbatimin e këtyre ndryshimeve dhe do të sjellë opinionet e mësuesve mbi efektet e tyre.




UDHËZIMI I NDRYSHUAR NR.17 

UDHËZIM I PLOTË Nr. 17, datë 22.7.2024 - PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E KUALIFIKIMIT TË PUNONJËSVE ARSIMORË


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,107 Lexime
6 ditë më parë