Krijimi i nxënëses

“Poni im i vogël”, lexoni përrallën e krijuar nga Denida

Denida Balla, nxënëse e klasës së IV-B, të shkolla “Vilson Blloshmi”, Librazhd ka dërguar në adresën tonë një përrallë të krijuar nga vetë ajo. Ne biseduam me mësuesen Shpresa Kushta e cila na tregoi për talentin e nxënëses të saj.

Na ishte një herë një qytet me emrin Ekuestria. Atje ishte një mbretëri që e drejtonte mbretëresha Ekuestria. Atje jetonin shumë Poni, por  Ekuestria ekzistonte një element harmonie. Elementi i harmonisë qëndronte në majë të kullës së mbretërisë. Të nesërmen mbretëresha e pa se elementi ishte vjedhur nga mbreti dinak. Të gjithë ponit u mërziten kur e morën vesh. Mbretëresha zgjodhi ponit më të guximshme të Ekuestrias ato quheshin: Mollë ëmbla, Rariti, Pitja Roze, Ylberina dhe Xixa e agimit. Të nesërmen Xixa e agimit dhe 4 mikeshat e saj u nisen për në kështjellën e mbretit dinak. Kur arritën atje mbreti dinak s'i lejonte ta merrnin elementin harmonik. Kështu ato bashkuan elementet e vet dhe ia morën elementin dhe shkatërruan gjithë mbretërinë e mbretit dinak. Kur u kthyen me elementin e Ekuestrias mbretëresha i shpalli heroina të Ekuestrias. E gjithë mbretëria ishte e lumtur përgjithmonë.

Nga: Denida Balla, klasa e IV-B, Shkolla “Vilson Blloshmi”, Librazhd.

Mësuesja e klasës së katërt B, Shpresa Kushta shprehet kështu për Denidën: 

“Denida kur erdhi në klasën e parë ishte një vajzë e qetë dhe e ndrojtur. Nga viti në vit ajo pësoi shumë ndryshime, duke kryer shumë më mirë detyrat e saj si nxënëse. Denida vazhdimisht kërkon gjëra të reja, lexon dhe informohet shumë për gjithçka. Ka temperament krijues dhe punët e saj ne i kemi mbledhur në këndin e klasës. Është e dashur me shokët e shoqet dhe i mbështet ata të kryejnë detyrat e tyre siç janë projektet. Denida është e talentuar. Shkruan bukur poezi dhe përralla, ajo lexon shumë libra jashtëshkollor. Më kanë bërë përshtypje shumë gjëra tek Denida, veçanërisht për mënyrën se si ajo ka prezantuar vendlindjen e saj, sikur të ishte përballë një auditori me njerëz të rritur, me shumë seriozitet dhe përkushtim.”

Portali Shkollori uron suksese Denidës dhe e fton atë që të na shkruajë punimet e saj më të mira në adresën [email protected]. Gjithashtu të gjithë nxënësit e talentuar, apo mësuesit mund të na shkruajnë në adresën e mësipërme. Portali Shkollor mbështet dhe promovon talentet e reja.

6,487 Lexime
8 vjet më parë