Njoftim

Plotësoni formularin A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2016

Njoftohen të gjithë maturantët e viteve të kaluara, që i kanë shlyer të gjitha detyrimet e Maturës Shtetërore dhe nuk kanë aplikuar me formularin A1Z se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në periudhën 13 - 15 korrik.

Njoftohen të gjithë maturantët e viteve të kaluara, që i kanë shlyer të gjitha detyrimet e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2016, se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në periudhën 13 - 15 korrik 2016, nga ora 08:00 deri 16:00. Ky është afati i fundit që u vihet në dispozicion maturantëve të viteve të kaluara për plotësimin e formularit A1Z, në Portalin Matura Shtetërore 2016.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në DAR/ZA, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Ata duhet të jenë të pajisur me dokumentet e mëposhtme:

a) Kartë identiteti ose pasaportë biometrike.

b) Diplomë të Maturës Shtetërore dhe një fotokopje të pa noterizuar të saj.

c) Certifikatë të notave të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të pa noterizuar të saj.

d) Vërtetim të notave të Maturës shtetërore të marra në Drejtorinë ose Zyrën Arsimore përkatëse.

Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.

Fotokopje të dokumenteve të mësipërme: Diploma, Certifikata dhe vërtetim i notave të Maturës Shtetërore, lihen në shkollë dhe nga data 18.07.2016 maturanti/kandidati duhet të paraqitet përsëri në shkollë, për t’u interesuar për hedhjen në sistem të notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.

1,960 Lexime
8 vjet më parë