Matura

Plotësimi i formularit A1, Fatmir Vejsiu: Si të mos humbisni pikë

Në fund të marsit, nisi plotësimi i formularit A1 për maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa plotësimi i formularit A1Z starton në datë 5 prill. Të parët që e bëjnë plotësimin e këtij formulari janë maturantët e kryeqytetit

Në fund të marsit, nisi plotësimi i formularit A1 për maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa plotësimi i formularit A1Z starton në datë 5 prill. Sipas kalendarit të publikuar nga AKP të parët që e bëjnë plotësimin e këtij formulari janë maturantët e kryeqytetit.

Për t’u ardhur në ndihmë 40 mijë maturantëve të cilët këtë vit po përballen për herë të parë me një maturë shtetërore dalëse, “GSH” po riboton intervistën e ekspertit të arsimit dhe ish-drejtorit të arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu. Ai sjell argumente dhe shembuj konkrete se si maturantët të plotësojnë formularin A1.

Po ashtu, prof.Vejsiu sqaron edhe shumë detaje se si maturantët të jenë të qartë për zgjedhjen që ata do të bëjnë nëse do të garojnë në Universitetin e Mjekësisë, pra në mjekësi, stomatologji apo farmaci, apo në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë apo atë të drejtësisë.

Duke qenë se Senatet Akademike nuk kanë përcaktuar lëndë preferenciale për zgjedhjen e provimeve në maturë shtetërore, sipas prof.Vejsiut maturantët duhet të zgjedhin në formularin A1, lëndët në të cilat kanë bindje që arrijnë rezultatin më të mirë të mundshëm.

Prof. Vejsiu cila është këshilla juaj për maturantët qëdo të plotësojnë formularin A1?
Maturantët e filluan këtë maturë me idenë se për të qenë konkurrues, pra fitues në disa drejtime studimi, i duhej të kishe parasysh lëndët e preferuara të fakulteteve përkatëse. Ato që dëshirojnë të zgjedhin një nga degët e Universitetit të Mjekësisë, filluan përgatitjet për t’u përgatitur për fizikën, kiminë ose biologjinë (bërthamë ose të thelluar). Ato që dëshironin të ndiqnin studimet në degët e Fakultetit Ekonomik, kishin filluar të përgatiteshin për lëndën e ekonomisë apo matematikës së thelluar etj. Papritmas, universitetet në kuadër të pavarësisë nxorën vendimet për kriteret e pranimit në fakultetet e tyre. Çfarë vihet re në këto vendime: Së pari askush nuk i ka bërë publike, duke lënë në terr informativ maturantët, prindërit, madje edhe mësuesit e drejtuesit e shkollave. Të vjen keq kur merr vesh që edhe drejtues të MAS nuk janë në dijeni të këtyre “novacioneve”.

Së dyti,vihet re një mungesë koherence. Po e argumentoj:
1. Pesha e notës mesatare është e ndryshmenë universitete të ndryshme. Ajo është 35% në Universitetin e Mjekësisë, 50% në Universitetin e Tiranës, 70% në Universitetin Politeknik të Tiranës.
2. Mesatarja nuk merret sipas kritereve që kagjimnazi, pra mesatare e ponderuar. Vetëm Universiteti i Durrësit përmend që do marrë mesataren e ponderuar. Të tjerat thjesht mesataren aritmetike.
Ku qëndron e keqja e kësaj diskonkordance. Në certifikatat e maturës, një maturant për vlerësimin 9.49 ka të shënuar në certifikatë notën 9, ndërsa një tjetër përvlerësimin 9.5 ka në certifikatë notën 10. Për një të qintën ndryshim në vlerësim, maturantët kanë një ndryshim të dukshëm të pikëve që i akordonfakulteti.
3. Diku merren në konsideratë provimet ematurës shtetërore diku jo?! Kjo mungesë koherence vjen si pasojë e mungesës së akteve nënligjore, në mbështetje të ligjit për Arsimin e Lartë?! Në këto akte do duhej që të sigurohej ajo mospërputhje në vendimet e senateve të universiteteve. Megjithatë, maturantët duhet të plotësojnë së shpejti formularin A1, në të cilën, ndër të tjera do t'i duhet të përcaktojnë lëndët me zgjedhje. Jam i sigurt, që shumica e tyre do vazhdojnë me logjikën e së kaluarës, pra do tentojnë të zgjedhin lëndët e preferuara të fakulteteve, në të cilat ato kanë dëshirë të aplikojnë.

Në asnjë vendim të senateve nuk thuhet se kush janë preferencat e tyre për zgjedhjen në provimet e MSH. I vetmi që merr në konsideratë këtë proces është Universiteti i Mjekësisë, në të cilin 35% e pikëve do t'i akordohen mesatares së këtyre provimeve. Universitete e tjera as që i përmendin këto provime, çka të bën të gjykosh, që maturantët duhet të zgjedhin lëndët në të cilat kanë bindje që arrijnë rezultatin më të mirë të mundshëm.

Mund të na e argumentoni këtë gjë me shembuj konkret për disa nga universitetet që preferohen më së shumti nga maturantët, në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura në formularin A1?

Siç thashë më lart, Universiteti i Mjekësisë, merr në konsideratë mesataren e provimeve të maturës. Një maturant ka zgjedhur fizikën e thelluar dhe ka marrë 9.5, ndërsa një tjetër ka zgjedhur qytetarinë dhe ka marrë 10.00. Kuptohet që nxënësi i parë, duke qenë me racional, ka fituar më shumë pikë dhe ka mundësi më të shumta për të qenë fitues, në krahasim me nxënësin e dytë?! Kjo përbën një non sense, por është fakt që duhet marrë në konsideratë.

Për të qenë fitues në Fakultetin e Ekonomisë, një maturant po përgatitet për të dhënë lëndën e ekonomisë ose matematikës së thelluar. Në këtë fakultet 15% të pikëve maturanti i merr pikërisht nga vlerësimi i shkollës në secilën prej këtyre lëndëve. Nëse ai/ajo është vlerësuar me 10 në njërën nga këto lëndë, automatikisht i ka fituar 15% të pikëve. Përse i duhet të riskojë duke dhënë njërën nga këto lëndë me zgjedhje? Nëse vlerësohet me 8 në njërën nga këto lëndë, ai/ajo nuk e ka më 10 notën e kësaj lënde, por 9, duke humbur 10% të pikëve të 15%-shit.
Për të qenë fitues në mjekësi, stomatologji, farmaci, etj maturantët edhe kandidatët mund të kenë bërë përgatitje për të zgjedhur fizikën, kiminë apo biologjinë (bërthamë ose të thelluar). Nëse ato kanë vlerësim 10.00 në këto lëndë, kanë siguruar 30% të pikëve. Nëse i zgjedhin këto lëndë dhe nuk marrin sërish 10.00 ato jo vetëm ulin mesataren e provimeve të maturës (marrin më pak se sa 35% të pikëve), por ulin edhe mesataren e lëndëve preferenciale të këtij universiteti, pra do marrin më pak se sa 30% të pikëve, të cilat i kishin siguruar. Me një zgjedhje të pa studiuar, bënë të mundur humbjen e pikëve (sasia varet nga vlerësimi).

A duhet thënë se maturantët nuk duhet të zgjedhin lëndët preferenciale të fakulteteve, të cilat dëshirojnë të ndjekin paspërfundimit të maturës?
Këtë gjë nuk mund ta them, pasi ka maturantë që pa as më të voglin dyshim marrin notë maksimale në matematikën e thelluar, fizikë, kimi, etj. Shembuj të tillë ka për çdo fakultet, ndaj i këshilloj maturantët, por edhe mësuesit, pse jo edhe drejtuesit që rëndësi ka nota dhe jo lënda që zgjedh. Kam një shembull, të cilën maturantët duhet ta kenë kujdes. Nëse duan të konkurrojnë për në Fakultetin Juridik, duhet të zgjedhin domosdoshmërish një nga lëndët filozofi, psikologji apo sociologji, nëse njërën nga këto nuk e kanë pas zgjedhë në vitete shkollës së mesme. Nëse e kanë pas zgjedhur, nuk kanë pse të rrezikojnë, nëse nuk janë të sigurt që marrin më pak se sa vlerësimi në shkollë. Mos pasja e një note në të paktën njërën prej tyre do të thotë që maturanti të ketë 10% të pikëve më pak, pra të mos kenë shpresë për të qenë fitues në drejtësi.

Po për ata kandidatë që do të plotësojnë formularin A1Z.çfarë duhet të kenë parasysh?
Formularin A1Z do ta plotësojnë vetëm ata ish-maturantë të viteve të kaluara që nuk kanë marrë diplomën, pra ata që kanë për të dhënë qoftë edhe një provim të maturës. Edhe këto duhet të kenë në konsideratë këshillat që dhamë më lart. Ata kandidatë, që kanë marrë diplomën e maturës, do aplikojnë nëpër fakultete sipas preferencave dhe në përputhje me vendimet e senateve. Ato nuk kane se çfarë të riparojnë, thjesht do zgjedhin të aplikojnë në ato fakultete ku mund të shpallen fitues sipas rezultateve të arritura në maturat e mëparshme.
Formularin A1Z do ta plotësojnë vetëm ata ish-maturantë të viteve të kaluara që nuk kanë marrë diplomën, pra ata që kanë për të dhënë qoftë edhe një provim të maturës. Edhe këto duhet të kenë në konsideratë këshillat që dhamë më lart. Ata kandidatë, që kanë marrë diplomën e maturës, do aplikojnë nëpër fakultete sipas preferencave dhe në përputhje me vendimet e senateve. Ato nuk kane se çfarë të riparojnë, thjesht do zgjedhin të aplikojnë në ato fakultete ku mund të shpallen fitues sipas rezultateve të arritura në maturat e mëparshme.

Kriteret e përcaktuara nga Senatet Akademike, ku një peshë e madhe i jepet notës mesatare+ provimet e maturës dhe pjesa tjetër gruplëndëve preferenciale në varësi të fakulteteve, do sjellë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë, apo lë hapësira për abuzime?
Deri në MSH 2015, Ministria e Arsimit, nëpërmjet AKP, ka publikuar librin e transparencës. Sivjet ky instrument nuk do të ekzistoj. Llogaritjet do bëhen nga sekretaritë e fakulteteve dhe mundësia për gabim është e madhe.

(Nga Ermelinda Hoxhaj, GSH)

2,164 Lexime
8 vjet më parë