Planifikimi i portofolit, projekti kurrikular, klasa X, TIK
Vera Kana, mësuese në gjimnazin "Kostandin Kristoforidhi" dhe drejtuese e rrjetit profesional të TIK në Elbasan ka përgatitur planifikimin për portofolin për periudhën e dytë dhe planin e projektit kurrikular të klasës së X.
PROJEKT LËNDOR
Fusha: Teknologji dhe TIK
Lënda: TIK
Shkalla: V
Klasa: X
Tema: Prezantimi i projekteve digjitale në Power Point
1. Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit: Nxënësi komunikon në mënyrë efektive
• Nxënësi prezanton të dhënat digjitale në përshtatje me temën
• Nxënësi redakton dhe ndajnë ide dhe informacione
Kompetenca e të menduarit: Nxënësi mendon në mënyrë krijuese
• Prezanton të dhënat digjitale tekst, audio, imazh para një audience të gjerë
• Përzgjedh saktë të dhënat digjitale tekst, audio, imazh nga burime të ndryshme në bazë të temës së projektit.
Kompetenca e të nxënit: Nxënësi mëson për të nxënë
• Shfrytëzon në mënyrë efikase njohuritë, teknologjinë e informacionit për përzgjedhjen e saktë të të dhënave digjitale në varësi të temës.
• Përdor teknika të ndryshme për të menaxhuar të dhënat digjitale sipas temës duke i renditur sipas rëndësisë.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin:
Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive:
• Përdor programe kompjuterike për përpunimin e të dhënave digjitale.
• Përgatit dhe prezanton në mënyrën e duhur projektin digjital.
Kompetenca personale: Nxënësi bën jetë të shëndetshme
• Jep zgjidhje individuale ose konkluzione në varësi të mesazhit që do japin nëpërmjet projektit digjital.
• Bashkëpunon me të tjerët për arritjen e një qëllimi te përbashkët për zhvillimin e projektit digjital.
Kompetenca qytetare: Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët
• Propozon alternativa të ndryshme sesi qytetarët mund te kontribuuojnë në këtë projekt digjital.
• Respektojnë idetë e të tjerëve në lidhje me projektin digjital.
Kompetenca digjitale :Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin
• Përdor me saktësi komandat e avancuara të programeve standarde për përpunimin e të dhënave tekst, audio, imazh.
• Përdor mjete digjitale për prezantimin e projektit digjital.
2. Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës:
• Hetimi me Tik
Nxënësi kërkon brenda fushave për llojin e të dhënave
Nxënësi përdor modele digjitale për të provuar dhe për të përshtatur hipotezat për zgjidhjen e problemave.
• Krijimi me Tik
Nxënësi përdor software për të krijuar tabela dhe skema.
Nxënësi përdor software për hartimin dhe planifikimin e projekteve.
Nxënësi përdor funksione të avancuara për të menaxhuar dhe redaktuar produkte digjitale për efektet e dëshiruara.
• Komunikimi me Tik
Nxënësi planifikon një projekt.
Nxënësi zgjedh dhe rekomandon zgjidhje software bashkëpunuese të përshtatshme.
Nxënësi lehtëson punën në grup dhe bashkëpunon për të gjetur mjete për menaxhim projekti.
• Menaxhimi dhe Operimi me TIK
Nxënësi harton dhe përdor konvencione file/folder të qëndrueshme me emërtime
Nxënësi mirëmban versionin e kontrollit të dokumenteve.
Nxënësi zbaton njohuritë e tij për të vendosur nëse do të përdorë cloud, server lokal për informacionet e tij.
• Zbatimi i protokolleve dhe praktikave sociale dhe etike kur përdorin TIK-un.
Nxënësi vlerëson ndikimin e TIK-ut në shoqëri.
Nxënësi aplikon strategjitë e duhura për të mbrojtur të drejtat, identitetin, jetën private gjatë përdorimit të TIK-ut.
3. Synimet e projektit:
- Aftësimi i nxënësve në punë kërkimore studimore.
- Shfaqja e njohurive , aftësive dhe shprehive të fituara.
- Nxitja e mendimit krijues dhe shprehive praktike.
- Përfshirja në veprimtari të vogla profesionale.
- Rritja e numrit të nxënësve aktivë.
- Rritja e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve.
- Ulja e numrit të nxënësve me rezultate jo të mira në Tik
4. Rezultatet e të nxënit që synohen të arrihen:
Nëpërmjet punës me projekt nxënësit:
- Krijojnë projekte digjitale me tema të ndryshme studimore
- Prezantojnë projekte digjitale në programin Power Point ose në Movie Maker.
- Zgjedhin të dhënat digjitale të duhura në varësi të temës dhe mesazhit që do japin nëpërmjet projektit digjital
- Përdorin sa më pak numra në projektin digjital
- Përdorin imazhe të duhura.
- Përdorin saktë komandat e programit Power Point.
5. Lidhja me fushat e tjera ose temat ndërkurrikulare:
- Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore
- Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës.
- Përdorimi i TIK‐ut.
- Përdorimi i software të përshtatshëm për projektin.
- Kompetenca shoqërore dhe qytetare.
- Përshtatja e një stili jete aktive dhe të shëndetshme.
- Kërkimi , gjetja e përpunimi i informacionit.
6. Konceptet teorike
- Të dhënat digjitale tekst, imazh, audio, video.
- Formatet e tyre.
- Kërkimi i informacionit në internet.
- Ruajtja e informacionit në programin Word me përdorimin e komandave save dhe Save As
- Përdorimi i komandave copy-paste për kalimin e materialit nga Programi Word në Power Point.
- Përzgjedhja e slajdeve të reja në varësi të informacionit që do vendosin.
- Formatimi i tekstit me komandat Font.
- Përzgjedh saktë modelin që ofrohet në transition to this slide.
- Vendosja e animation për informacionin në slide tekst,imazh.
- Ruajnë prezantimin ne Power Point.
- Ruajnë prezantimin në USB ose në CD.
7. Burimet:
- Libri i fizikës ( klasa X)
- Biblioteka (Libra dhe revista shkencore)
- Interneti etj.
8. Partnerët:
- Nxënës të grupeve bashkëpunuese;
- Punonjës të bibliotekave, mësuesja e lëndës etj.
9. Produkti final:
- Prezantimi do të jetë orën e fundit, një prezantim në powerpoint me CD.
10. Mjetet që duhen :
a. Laptop, Kompjuter
b. Video-projektor
c. USB Flash drive, CD, DVD
d. Mjete të tjera ndihmuese për realizimin e projektit.
11. Kostoja:
- Koha që do të shpenzojë çdo grup, fotokopjet, CD etj.
12. Situata e të nxënit:
- Nxënësit mbledhin informacion nga burime të ndryshme, sipas temave dhe detyrave përkatëse të caktuara, sipas grupeve të punës dhe e përpunojnë atë.
- Përzgjedhin saktë të dhënat digjitale tekst, imazh në lidhje me temën e projektit.
- Zbatojnë me përpikmëri këshillat për një prezantim të suksesshëm të një projekti digjital.
Temat për të cilat do të punojnë grupet e nxënësve do të bazohen në këto lëndë:
- Histori
- Gjeografi
- Biologji
- Gjuhë ose letërsi
- Matematikë
- Fizikë
- Kimi….etj.
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!