Plani i projektit lëndor
Dr. Ermira Ymeraj nga shkolla “Jordan Misja” në Shkodër sjell sot një projekt lëndor në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi XII. Tema e projektit është “Krim dhe Ndëshkim”. Shikoni hap pas hapi se si është planifikuar ky projekt lëndor.
Republika e Shqipërisë
Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër
Gjimnazi “Jordan Misja”
Miratohet, Drejtore: Ardiana Ndreu
Plani i projektit lëndor
(Viti mësimor 2017 – 2018)
Lënda: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi XII
Klasa e XII
Mësuesi: Dr. Ermira Ymeraj
Tema: Krim dhe Ndëshkim
1. Koncepti i teorive tek Raskolnikovi,
2. Nënteksti simbolik i Krimit dhe Ndëshkimit,
Punë me projekt: Krim e ndëshkim (Dostojevski)
Lloji - Libër psikologjik
Qëllimi i projektit
Nxënësit në mënyrë të pavarur të referojnë për një vepër konkrete duke u ndihmuar nga njohuritë që kanë marrë për referatin.
Synimi:
1) Aftësimi për bashkëpunim në një grup pune
2) Kuptimi i rolit te çdo nxënësi në grup-projekt, në menaxhimin e punës së përcaktuar
3) Kryerja e punës sipas afateve kohore
Objektivat
Në fund të projektit nxënësit të kenë arritur: a. të lexojnë veprën; b. të përcaktojnë objektivat që do të arrijnë;
c. të referojnë rreth veprës për çështje të caktuara; ç. të diskutojnë dhe të japin vlerësime për punën e vet dhe të shokëve
Të njohë karakteristikat e rrymës së autorit, duke i dalluar sipas menyrës së shfaqjes.
Të përshkruajë sipas simbolikave të përdoruara përsonazhet
Të evidentojë nëntekstin dhe të thojë të pathënat, ndikimet e tyre te lexuesi
Të dallojë faktorët që përcaktojnë ndryshimin thelbësor të Raskolnikovit.
Të interpretojë dimensionet e e autorit në ndërtimin e heronjëve.
Të argumentojë konceptin filozofik dhe psikologjik dhe t’i veçojë ato përmes diagramit të Venit te Dostojevski
Të shkruajë intervista imagjinare, duke ndërtuar pyetësorë për to ose letra apo të punojë për ndërtimin e një gazete.
• Faza e konceptimit të projektit - vlerësimi dhe zhvillimi i ideve.
• Faza e studimit të projektit - studimi i ideve të zhvilluara në fazën e konceptimit.
• Faza e planifikimit të projektit - projektimi në detaje
• Faza e zbatimit të projektit - ndërtimi dhe përfundimi.
Metodat
Metodat e zgjedhura për realizimin e qëllimit dhe objektivave: Hermenautike, argumentuese, antropologjike, diagrami i Venit.
Aktivitetet që do të zbatohen: Shfaqje e punimit përmes ballafaqimit të grupeve dhe liderëve,
Vendndodhja e projektit: Shkodër
Vendndodhja e aktiviteteve të ndryshme: Ambientet e sallës së rinisë pranë shkollës së mesme “Jordan Misja”.
Grupet e interesuara
Klasa ndahet në gjashtë grupe, sipas tematikës së përcaktuar.
Kohëzgjatja e projektit: 6 orë
Referimi: 2 orë
Partnerë në projekt:
Mësuesi e psikologjisë: a) për zbërthimin e termave dhe dukurive psikologjike; b) për sqarimin e shpjegimin e situatave të ndryshme jetësore;
Mësuesi/ja e filozofisë: a) për sqarimin termave filozofikë; b) për sqarimin e shpjegimin e teorive të ndryshme filozofike;
Mësuesi i informatikës: a) në përdorimin e Word-processor në shkrimin e shënimeve dhe të raportit; b) në përdorimin e Power Point-it për të përgatitur përmbledhjen e materialit.
Veprimtaritë e projektit:
Shkrimi i referatit
- Përgatitja e skedave sipas çështjes që do të merret në shqyrtim;
- Trajtimi i çështjeve të dhëna sipas një strukture të përcaktuar: hyrja – zhvillimi - mbyllja
- Rishikimi i punimit
- Redaktimi
- Korrektimi
- Leximi përfundimtar
- Paraqitja para klasës dhe diskutimi rreth tij
Grupet e punës
1. Grupi i parë
Tema: Një vepër psikologjike, që vjen nga një përvojë e pasur - Lexuesi të cilit i drejtohet ky libër; moshat që mund ta lexojnë.
- Evidentimi i përvojave të autorit me pacientët e tij.
- Ndikimi i seancave psikoterapeutike në jetën e pacientëve. (Ilustrime me raste pozitive dhe negative.)
- Mesazhi dhe ndikimi i këtij libri në jetën e një lexuesi.
2. Grupi i dytë
Tema: Shkrimtari dhe vepra e tij
- Të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e Dostojevskit.
- Të dhëna për veprat e tij - shkurtimisht se përse flasin ato.
- Të dhëna për pritjen e këtyre librave prej lexuesit.
- Në sa gjuhë të botës janë përkthyer veprat e tij
- Pse libri “Krim e ndëshkim” është renditur si një ndër librat më të mirë.
3. Grupi i tretë
Tema: Analiza tematike e pjesës I të librit – Krimi
- Problemet dhe dhimbja
- Mëkatet e Raskolnikovit
- Zgjidhja e problemeve dhe koha etj.
4. Grupi i katërt
Tema: Analiza tematike e pjesës II të librit – Ndëshkimi
- Përkufizimi i dashurisë
- Kufijtë e Egos
- Varësia etj.
5. Grupi i pestë
Tema: Studimi i teorive që ka shfrytëzuar autori dhe komentimi i qëllimit se përse i kanë shërbyer ato
- Autorë të librave filozofikë e psikologjikë
- Autorë të librave fetarë
6. Grupi i gjashtë
Tema: Analizë e gjuhës së veprës
- Gjuha e autorit – auditorit që i drejtohet -
- Regjistri: shkencor apo bisedor (e vulgarizuar)
- Kombinimi i shpjegimit shkencor me shembuj, referime dhe rastet komunikative me lexuesin.
Dorëzimi dhe diskutimi i punimit:
Çdo përgjegjës grupi paraqit para klasës materialin e përgatitur nga grupi. Veç punimit me shkrim, i cili duhet të mbajë edhe emrin e redaktorit dhe korrektorit të grupit, materiali mund të paraqitet i përmbledhur me power point dhe të shoqërohet edhe me materiale ilustruese.
Treguesit e vlerësimit të projektit:
Çdo nxënës mban shënime rreth punimit, seriozitetit të paraqitjes dhe bën vlerësimin individual.
Diskutimi në klasë për punën e shokëve.
Vlerësimi përfundimtar për punën individuale dhe në grup.
AKTIVITETET, DETYRAT, KOHA E ZBATIMIT DHE PËRGJEGJËSITË
Koha | Hapat e procesit të realizimit të projektit |
---|---|
Shtator/Tetor | Formulimi i temës dhe i pikave kryesore në planifikimin e përbashkët të mësuesit dhe nxënësit |
Nëntor | Bibliografia me shpjegime/ me përmbledhje |
Dhjetor | Drafti i parë |
Janar | Takim i mësuesit me nxënësin për shkrimin dhe rishkrimin |
Shkurt | Afati i draftit të përmirësuar |
Mars | Takime të mësuesit me nxënësit për shkrimin/ rishkrimin |
Prill | Varianti përfundimtar |
Maj /qershor | Prezantimet / Vlerësimet |
Grafiku kohor:
AKTIVITETET, DETYRAT, KOHA E ZBATIMIT DHE PËRGJEGJËSITË
Kohëzgjatja e projektit | Data e fillimit dhe mbarimit të projektit | Grafiku i aktiviteteve | Të angazhuarit |
---|---|---|---|
Shtator- Prill | 10 Tetor - 10 qershor | 10 Tetor: Marrja e temës, Ndarja e grupeve. (Aktiviteti 1. Fushatë për fillimin e projektit ) 11. Tetor: Përcaktimi i liderit sipas grupeve . (1.1 Përgatitja e fletë-palosjeve ) Nëntor: Dhënia e literaturës, gjetja e burimeve të tjera si : biblioteka, interneti. (1.2 Shpërndarja e fletë-palosjeve) Janar: Monitorimi, Ballafaqimi me ecurinë e punës, vështirësitë, konsultime. (1.3 Takime mes grupit e komunitetit) Qershor: Prezantimi i punimit vijueshmëria Qershor: Vlerësimi i projektit sipas grupeve | Mësuesi Nxënësit Mësuesit – Nxënësit Mësuesi- nxënësit Nxënësit Mësuesja |
Cikli i Projektit me gjashtë fazat përbërëse të tij
Fazate punës
FAZAT | LLOJI | SHËNIME |
---|---|---|
E parë | Vlerëso nevojat dhe mundësitë | Nxënësi sqarohet për burimologjinë e materialeve |
E dytë | Identifikon idenë e projektit | Diskuton me shokët/prindërit dhe miqtë dhe përzgjidhet ideja më e mirë |
E tretë | Harton projektin | Me marrjen e temës, nxënësi harton në bashkëpunim me grupet e interesit, pikat e trajtesës së projektit |
E katërt | Financimi i projektit | |
E pestë | Zbatimi dhe aktivitete | |
E gjashtë | Vlerëson rezultatet |
Burimet:
Burimet njerëzore ( libra, literatura, autorë). Burimet financiare ( sipas grupeve të punës). Infrastruktura (sipas grupeve)
Kostot. Buxheti total i projektit: sipas grupeve të punës
Aftësitë që duhen zhvilluar:
Njohja, dallimi, argumentimi, gjykimi, vlerësimi, shkrimi.
Përfituesit e projektit. Nxënësit, komuniteti.
Përshkrimi i aktiviteteve të projektit:
Sipas një rendi të caktuar që në momentin e përcaktimit të temës përfundimtare nis:
1. Shpërndarja e burimeve
2. Nxënësit e angazhuar në projekt
3. Plani i detajuar, pajisjet e nevojshme
4. Nevoja të tjera me karakter teknik
5. Ndarja e përgjegjësive
6. Përfituesit e projektit
7. Grupi i projektit dhe partnerët bashkëpunues
(Portali Shkollor)
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës