Plani i emergjencës, tashmë i afishuar në çdo shkollë
Ky plan është në nivel shkolle: fillon me klasën; pastaj me katin, ku një koordinator i emergjencës ka përgjegjësinë e daljes në mënyrë të organizuar nga kati; si dhe në nivel shkolle i rakorduar nga drejtori përkatës.
Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nënvizon edhe planin e emergjencës ose të mënyrës së si duhet të sillen nxënësit në rast tërmeti. Në këtë kuadër, pranë çdo shkolle është i afishuar plani i detajuar (posteri) se si duhet të veprohet në rast tërmeti.
Synimi i këtij organizimi është marrja e masave të duhura për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet apo lëndimet nga “mënyra e çorganizuar” e evakuimit. Me anë të këtij plani, çdo shkollë e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë për të qenë sa më e distancuar nga veprimet e panikut, nga efektet e të cilit është vërtetuar se mund të shkaktojë dëme të mëdha.
Ky plan është në nivel shkolle: fillon me klasën; pastaj me katin, ku një koordinator i emergjencës ka përgjegjësinë e daljes në mënyrë të organizuar nga kati; si dhe në nivel shkolle i rakorduar nga drejtori përkatës.
Tabela e planit dhe masave të evakuimit është tashmë i afishuar në pjesët më të dukshme të çdo shkolle, në mënyrë që të gjithë ta shohin dhe memorizojnë atë.
Ndërkohë, në ditët e para të mësimit janë realizuar edhe aktivitete demonstruese se si mund të veprohet në një rast emergjence. Të gjithë mësuesit e njohin planin specifik të emergjencës për shkollën e tyre.
(Portali Shkollor)
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë