
Pezullohet e procesi mësimor në të gjithë vendin
“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, MASR njofton pezullimin e procesit mësimor, më 01 dhjetor 2017"
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor në të gjithë vendin më 1 dhjetor 2017. Mësimi nuk do të zhvillohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.
“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar”, thuhet në njoftim.
Shkak për vendimin e MASR është përkeqësimi i kushteve atmosferike.
Problemet e para janë paraqitur në Gjirokastër, e më pas edhe në zona të tjerë në të gjithë vendin. Sakaq parashikohet se ditët në vijim reshjet e dendura të shiut do të vijojnë me intensitet.
Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet në vijim pasi kjo situatë të jetë kaluar.
(Portali Shkollor)
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Nis faza e dytë e Programit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike