Libër psikologjik

"Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet", Scott Peck

Scott Peck-u rrëmon edhe më thellë në çështjet e jetës së përditshme, me të cilat përballemi dhe na sfidojnë të gjithëve në ditët e sotme: me fajin dhe faljen; me seksualitetin dhe shpirtëroren; me vdekjen dhe kuptimin e jetës; me familjen ...

Libri i parë i Scott Peck-ut, Rruga në të cilën rrallë shkohet, vazhdon të qëndrojë prej shumë vitesh në listën e librave bestseller të të gjitha kohërave. Te Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet, – që është një vazhdim po aq i mençur dhe i thjeshtë i librit të parë, – Scott Peck-u rrëmon edhe më thellë në çështjet e jetës së përditshme, me të cilat përballemi dhe na sfidojnë të gjithëve në ditët e sotme: me fajin dhe faljen; me seksualitetin dhe shpirtëroren; me vdekjen dhe kuptimin e jetës; me familjen dhe marrëdhëniet; me pranimin e përgjegjësive dhe rritjen tonë shpirtërore. I shkruar me shumë inteligjencë dhe ndjeshmëri, libri bazohet në përvojën e Scott Peck-ut, – si atë profesionale, ashtu edhe atë personale, – na mëson si të sfidojmë hamendësimet e gabuara, duke sugjeruar një rrugë nëpër të cilën mund të vazhdojmë të ecim përpara, rrugë e cila na tregon se ndryshimi dhe rritja personale janë gjithmonë të mundura, pavarësisht se sa i vështirë dhe i ndërlikuar është udhëtimi.


Vazhdojeni udhëtimin për rritjen tuaj personale dhe shpirtërore me këtë libër të mençur!


Librin mund ta porosisni online duke klikuar këtu


(Portali Shkollor)

3,030 Lexime
6 vjet më parë