Opinione

Përshtypjet e maturantëve mbi tezat e provimeve

Këtë vit, hartimi i tezave është mirëpritur nga një mazhorancë e studentëve, të cilët i kanë klasifikuar tezat me nivel mesatar, me problemeve të vogla dhe të kapërcyeshme. Në provimin e matematikës, shkalla e vështirësisë mungonte. Edhe vetë mësuesit janë shprehur të habitur për pyetjet shumë të thjeshta.

Në muajin qershor, 33 mijë maturantë në rang kombëtar i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore. Mes ankthit dhe tensionit, maturantët duhet të dëshmojnë me shkrim përgatitjen e tyre 3 vjeçare në katër lëndë kryesore. Deri tani, maturantët kanë kryer tre provime, të gjuhës së huaj me 9 qershor, dhe gjuhë-letërsisë me datën 11 qershor të matematikës me datë 17 qershor. Ndërkohë, mes ankthit pritet të zhvillohet dhe lënda me zgjedhje me datën 24 qershor. 


Përshtypjet pozitive dominojnë


Në vite, ankesat e studenteve janë ndjerë të forta mbi tezat, zhvillimin e provimit, kopjet, ndërhyrjet e jashtme dhe ankthin që u shkaktohet. Këtë vit, qetësia që karakterizon një pjesë të madhe të maturantëve është kthyer në tregues pozitiv mbi zhvillimin e provimeve studentore.  Në portalin shkollorë dhe rrjetet sociale, komentet kanë qenë pozitive për të tre provimet e kryera.


"Provimi i Anglishtes ka disa vite që ka një nivel të pranueshëm dhe pjesa më e madhe e nxënësve në çdo vit ngelen të kënaqur.....–  E.J


"Gjithçka shkoi për mrekulli, nxënësit punuan shumë qetë dhe pa shqetësime!" – K.M


"Test shumë korrekt, bërë nga dorë mësuesi, jo nga “shkencëtarë” që kërkojnë qiqra në hell…" – S.B


"Nxënësit kur dolën na thanë ishte i mirë". – V.S


"Teza e matematikës ishte aq e thjeshtë sa dyshoj ti përkasë maturës. Dukej si tezë e provimit të klasës së 9- vjeçare. Ministria ka dashur të mos nxisë revolta dhe ka ulur nivelin përgatitor".  – B.H


Për portalin shkollor, maturantja L.S nga Tirana është shprehur kështu:

"Deri tani të gjithë kanë shprehur mendime shumë pozitive për testimet e bëra. Shumica mendojnë që duket qartë se Ministria nuk ka dashur të krijojë ose nxisë pakënaqësi dhe “protesta”, përderisa brezi i tanishëm i maturantëve shquhet për revolta dhe njohuri të cunguara për shkak të pandemisë…. Problemet më të përgjithshme ishin marrja e tezave nga nxënësit me nota të mira, si dhe shpërndarja e përgjigjeve të tyre tek persona specifik. Gjithashtu dhe prezenca e personave të paautorizuar u kthye pak në problem. Situata u kthye në zhgënjyese sepse u duk qartësisht diferencimi midis nxënësve që kanë “mik” dhe nxënësve që punuan me forcat e tyre. Megjithatë kjo është një problematikë e hasur dhe më parë, për sa kohë marrim parasysh që provimet e maturës kanë peshën kryesore në mesataren e nxënësve. Ky fenomen do jetë gjithmonë i pranishëm përderisa një notë provimi vlen sa mesatare vjetore. Pjesë e absurdit të sistemit tone arsimor ku mundi i 3 viteve hidhet poshtë nga një provim. Kur flasim mbi zhvillim me trazira të provimeve, kemi në fokus revoltat studentore të disa viteve më parë, ku nxënësit protestonin rrugëve me pankarta duke kërkuar rishikim të tezave. Këtë vit, hartimi i tezave është mirëpritur nga një mazhorancë e studentëve, të cilët i kanë klasifikuar tezat me nivel mesatar, me problemeve të vogla dhe të kapërcyeshme. Në provimin e matematikës, shkalla e vështirësisë mungonte. Edhe vetë mësuesit janë shprehur të habitur për pyetjet shumë të thjeshta". 


Pesimizmi mes studentëve


Provimet në optikën e maturantëve e humbasin vlerën. Thuajse çdo maturant i pyetur jep përgjigje të padëshiruar mbi efektshmërinë e provimeve. Roli i madh që i është lënë në shumë vite katër provime, përcakton të ardhmen e studentëve. Pyetja me diskutuar mbetet: Pse duhet të ndodhë kjo? Në rastet e pakënaqësive ndaj sistemeve aktuale, sytë i drejtojmë nga vendet më të zhvilluara. Numri i maturantëve që lakmon metodat e hapura bashkëkohore dhe europiane vijon të rritet, madje shprehen pa rezerva për largim nga vendi porsa një mundësi të shfaqet në horizont. Në optikën e të rinjve, vendi ynë provon ankth, stres dhe mund të pavlerësuar, kur vendet e Bashkimit Europian kanë një seri portash për të ardhmen e tyre. 


Përgatiti: Xhoana Jaku

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,701 Lexime
2 vjet më parë